Reagon Adriatik Doçi: Unë, Report TV dhe Top Channel po sulmohemi nga Ahmetaj dhe Kryemadhi

24 Mars 2023, 13:43Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adriatik Doçi

Ditën e djeshme qarkulluan disa përgjime, ku pretendohej se si gazetari investigativ, Adriatik Doçi udhëzonte një bashkëfolëse se si u vihej gjobë bizneseve, apo individëve.

Por edhe sot portalet nuk janë ndalur me një tjetër përgjim ku pretendojnë se gazetari Adriatik Doçi rrëfen si shantazhoi gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit për llogari të një grupi kriminal droge.

Pas kësaj ka reaguar vetë gazetari i cili shkruan se po sulmohet sepse ka kallëzuar në SPAK, Arben Ahmetajn, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, për korrupsion dhe pastrim parash.

Doçi shton se për të sulmuar Top Channel dhe Report Tv që po shtyjnë korrupsionin e vjetër në dyert e SPAK-ut, si dhe gazetarët që zbuluan korrupsionin e Arben Ahmetajt.

Postimi i gazetarit: 

Krimi dhe korrupsioni po kthejnë dhe rrotullojnë një shantazh qesharak, tashmë edje duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik.

Tani po më rrisin edhe fuqinë sikur kam gozhduar njerëz të lidhur me krimin. Unë Adriatik Doçi nuk shantazhohem kurrë sepse nuk fsheh asgjë, nuk kam as media, as pasuri dhe nuk i kam vendosur kujt gjobë në jetën time.

Kam kallëzuar në SPAK, Arben Ahmetajn, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, për korrupsion dhe pastrim parash, duke çmontuar skenarin e inceneratorëve.

Kam bindjen se tentativat për shantazh janë sponsorizuar nga patatë e krimit dhe korrupsionit, për të sulmuar Top Channel dhe Report Tv që po shtyjnë korrupsionin e vjetër në dyert e SPAK-ut, si dhe gazetarët që zbuluan korrupsionin e Arben Ahmetajt me inceneratorët duke i ndryshuar pozitat juridike.

Unë jam i vetëdijshëm për çdo sulm dhe jam i përgatitur.

Video