Akuza e gazetares: Si SPAK fshehu hetimin për fshehje pasurie nga Arben Ahmetaj

22 Mars 2023, 23:17Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Ish-ministri Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tri akuza shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim i parave.

Për “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha ka treguar se si SPAK fshehu hetimin për fshehje pasurie nga Arben Ahmetaj.

Hoxha: Të gjitha akuzat për të cilat SPAK ka deklaruar në një qëndrim zyrtar për shkak të pyetjes nga gazetarët ka thënë se kanë nisur hetimet për të sqaruar rolin e Arben Ahmetaj dhe këtë e ka thënë në shtator të vitit 2022. Por nga vjeshta e 2022 deri më sot SPAK nuk ka folur dhe ka mbajtur sekret madje edhe rrethana të cilat nuk janë më sekret sa i takon këtij hetimi.

Duma: Cilat janë faktet që s’janë sekret?

Hoxha: Atëherë, fshehja e pasurisë është deklaruar nga gazetari Adriatik Doçi. Janë bërë publike në emisionin Inside Story, sa i takon vilës në Hamallaj nga Byroja Kombëtare e Hetimit në datën 8 mars. Aty jepen të dhëna për mënyrën se si është shit-blerë ky aset, se si është kaluar si dyshohet që përmes Klodian Zotos i kaloj më pas bashkëjetueses Erjola Hoxha. Pra kjo është një e dhënë që nuk do të prekte aspak sekretin hetimor të dy prokurorëve të posatshëm sakohë kjo e dhënë është denoncuar publikisht. Madje SPAK është vënë në lëvizje nga media.

Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni është bërë publik gjithashtu nga gazetari Doci, sa i takon dyshimeve se Ahmetaj ka paguar ryshfet për mënyrën se si ai ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, janë paguar udhëtimet e tij, vendqëndrimet dhe më pas ka mbajtur një qëndrim në nëntor 2014, ajo që është shkelja e tij.

Pra si ministër i linjës Ahmetaj firmos në nëntor 2014 sa i takon koncensionarit dhe kjo është firma që e implikon atë përsa kohë bazuar në kodin penal ai nuk mund të pranonte si zyrtar i shtetit udhëtime, ryshfete etj. etj, pavarësisht qëndrimeve të tij të mëvonshme se i ka mohuar.

Video