Kush është Presidenti, Rama apo Begaj? Shkelet protokolli i Presidencës, kryeministri u ul në vendin e kreut të shtetit

17 Mars 2023, 21:18Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama dhe Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ditën e sotme në Presidencë, kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i propozoi emrin e Vlora Hysenit për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë, i cili e ka bërë me dije këtë takim përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nga ana e Presidencës nuk ka ende një reagim.

Por, ajo çfarë vihet re nga fotoja e publikuar nga kryeministri Rama është se është shkelur rëndë protokolli i Presidencë në lidhje me pozicionet ku janë ulur në kolltuk.

Sipas protokollit, në kolltukun tek, duhet të ulet gjithmonë kreu i shtetit, ndërsa tek kolltuku me tre vende ulen vizitorët, qofshin ata ambasadorë, kryeministrash, drejtues institucionesh apo qytetarë të thjeshtë.

Por, siç vihet re, sot në kolltukun tek është ulur kryeministri Edi Rama, ndërsa në kolltukun me tre vende është ulur presidenti Bajram Begaj. 

Kush është Presidenti, Rama apo Begaj? Shkelet protokolli i

Por, a mund të jetë ky një gabim nga padija? Kjo rrëzohet, pasi nëse iu hedhin një sy të gjitha fotot në galerinë e Presidencës, kreu i shtetit Bajram Begaj është ulur gjithmonë në kolltukun tek, siç mund ta shihni dhe në fotot e galerisë së mëposhtme.

Kush është Presidenti, Rama apo Begaj? Shkelet protokolli i

A mos ndoshta kryeministri Edi Rama dëshironte të jepte një mesazh, se kreu i shtetit është në dorën e tij? A mos ndoshta Presidenca nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë takim për shkak të këtij gabimi protokollar?

Por, të mos mjaftonte vetëm kaq, fillimisht kryeministri Edi Rama publikoi një foto ku Begaj ishte në pozicion gjysmë të ulur dhe që në pamje të parë krijonte një përshtypje jo të mirë në marrëdhënien mes numrit 1 (kreu i shtetit) dhe numrit 3 (kryeministri) të Piramidës shtetërore.

Kush është Presidenti, Rama apo Begaj? Shkelet protokolli i

Pas këtij momenti, për ti paraprirë  komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi me urgjencë foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar. Por sërish, nuk është shmangur gabimi protokollar./Vox News.al

Video