
Biznesmeni i kompanisës ‘OE 2AF Albania shpk’, Aqif Konesha është personi që ka përfituar favor nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla për të bërë punimet e Ujësjellësit që do të ndërtohej për 3 milionë euro në qytet. Konesha është zgjedhur nga Alla për të bërë punimet.
Ai tashmë është në pranga bashkë me Lefter Allën dhe 12 persona të tjerë, ata u arrestuan dje nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Denis Xholi, një nga bashkëpuntorët e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Si një person i dyshuar për kryerjen e veprës, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Por Xholi dhe biznesmeni Aqif Konesha nuk janë emra të padëgjuar, pasi Xholi ka qenë i dënuar me 1 vit burg në 2021. Ai u akuzua për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Pas përfundimit të hetimeve, Xholi është dërguar në gjyq nga SPAK.
Denis Xholin së bashku me Albjon Çekun, u kapën me vlera monetare, nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill.
Në përgjimet e siguruara nga VoxNews të vitit 2021, kemi një komunikim mes zyrtarit të bashkisë, Denis Xholi dhe biznesmenit, Aqif Konesha.
Pjesë nga biseda:
Denis Xholi: Lekët mi ke dhënë ti për Erjonin.
Aqif Konesha: Po Po. A vonon?
Denis Xholi: Thuaj Rrushit ja kam marrë borxh atij.
Këto biseda kanë mbetur ‘jetim’ dhe duket se askush nuk është marrë me ta por përkundrazi duket se akti i tyre dhe miqësia me kryebashkiakun Alla ka bërë që të marrin tendera miliona euro./©Copyright Vox News