Shënim: Nëna lehonë dhe Ahmetaj jehonë!

17 Mars 2023, 14:58Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Arben Ahmetaj dhe Diana Bahçja

Rasti i nënës lehonë, që u burgos vetëm 8 ditë pas lindjes tregon edhe njëherë standardet me të cilat vepron drejtësia shqiptare.

Standardi i parë është ai për të pafuqishmit, të vobekëtit ndaj të cilëve ligji zbatohet aq strikt sa të vendos prangat për 5 mijë lek edhe në maternitet.

Standard i dytë është ai për të pushtetshmit, ndaj të cilëve prokuroria përvidhet me arsyetimet e alibi qesharake për të justifikuar se përse nuk vepron dot. Ilustrimi më i mirë për këtë rast është ai i Arben Ahmetajt.

Ndaj nënës lehohnë, prokurori as që deshi t’ja dijë se po privonte nga ushqyerja me gji e një të porsalinduri dhe e interpretoi ligjin gërmë për gërmë.

Ndaj Arben Ahmetajt, prokurorët e SPAK shpikën gërma për të justifikuar se mos hetimin e tij për aferat korruptive të dyshuara e akuzuara, edhe pse provat e indiciet në ngarkim të tij kanë bërë jehonë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video