Tre aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaike janë dorëzuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me një kapacitet total të instaluar prej 135 MW.
Bëhet fjalë për projekte që nuk janë objekt koncesioni e për rrjedhojë nuk përfitojnë nga masat mbështetëse çka do të thotë se energjia e tyre do të shitet në tregun e lirë si prodhues të pavarur.
Por cilat janë këto projekte dhe specifikat e tyre rast pas rasti sipas aplikimit?
Projekti i parë është ai i një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 50MW si aplikim i shoqërisë “PARK SOL ENERGY” sh.p.k. me vendndodhje në Zonën Kadastrale 8642, Njësia Administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë.
Kompania Park Sol Energy është krijuar në shtator të vitit 2022 dhe zotërohet nga dy biznesmenë. Ata janë Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, të cilët kanë nga 50 për qind të aksioneve.

Paqsor Buzi është një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit, i cili ka përfituar dhjetra milionë euro nga kontratat publike përmes kompanisë së tij GPG.
Agim Xhindoli po ashtu zotëron disa kompani në fusha të ndryshme, por fama e tij u rrit edhe më shumë kur u intervistua nga Edi Rama në podcastin e kryeministrit.
Projekti i dytë është ai për një impiant fotovolatik me kapacitet të instaluar 60 MW si aplikim i shoqërisë “HD SOLAR” sh.p.k. me vendndodhje në Njësia Administrative Qendër Libohovë, Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastër.
“HD SOLAR” sh.p.k. është në pronësi të babait të këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa.

Dukagjin Lipa ka hapur së bashku me administratorin e Sunny Hill Hysen Rukën nga Kukësi, me aksione të barabarta, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë.
Kompania DH SOLAR PARK SHPK ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë.
Interesi për investime në projekte fotovoltaikësh të një shkalle të gjerë mbetet i lartë ku gjithmonë e më shumë bizneset e sektorëve të ndryshëm po diversifikohen edhe drejt energjisë.
Pavarësisht interes që kulmoi në periudhën e krizës së energjisë 2021-2022 vetëm një pjesë e vogël e këtyre projekteve është finalizuar dhe ka hyrë në prodhim ndërsa pjesa tjetër mbeten ende në faza dokumentacioni ose zbatimi.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.