FOTO/ Babai i Dua Lipës hap në Shqipëri kompani parku fotovoltaik për shitje energjie

5 Dhjetor 2022, 15:26Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një koncert që përmbylli turin botëror të këngëtares Dua Lipa u mbajt me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë në Tiranë. Sezone verore të kaluara në Jug të vendit me gjithçka të sponsorizuar dhe gojë të liga që flasin për një vilë dhuruar këngëtares nga kryeministri shqiptar Edi Rama…. 

'Gota vere, duar më qafë, foto nacionaliste' duke bërë shqiponjën janë detajet e miqësisë së ngushtë të qeverisë me Lipajt. Në Shqipëri e Kosovë është e ditur se Dukagjin Lipa, u pa nga qytetarët shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës në rastin e mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Tiranë e jo në Prishtinë, që me rregullimin e marrëveshjeve ndryshoi plan.

Më 7 Qershor të këtij viti, babai biznesmen i Dua Lipës, ka hapur së bashku me administratorin e 'Sunny Hill Hysen' Hysen Rukën nga Kukësi, me aksione të barabarta, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë. Kompania 'DH SOLAR PARK SHPK', ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë, shkruan Joq.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur ministrja e MIE Belinda Balluku njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore.

”Do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga foto-voltaikët”,-deklaroi Balluku medemek duke e shitur këtë opsion si shpëtim për “krizën energjitike që ka kapluar vendin”.

Video