Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e botës së krimit

29 Nëntor 2022, 20:18Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karabinierët gjatë një aksioni kundër ‘Ndrangheta-s

Cosa Nostra mund të jetë grupi kriminal më i famshëm në botë, por ata nuk janë më të fuqishmit, falë arrestimit të bosëve të mëdhenj. Dikur e paprekshme, Cosa Nostra, ka rënë në vitet e fundit në sajë të një lufte të pamëshirshme të zhvilluar nga prokurorët dhe policia italiane.

Tashmë bota e nëndheshme e krimit ka një padron të ri: ‘Ndrangheta.

Kjo organizatë që ngjan më shumë me një shoqëri sekrete, importon 80 për qind të kokainës në Europë nga Meksika dhe Kolumbia. Ndrangheta është si një oktapod dhe kudo që ka para, do të gjeni këmbët e tij.

Por si arriti një organizatë fantazmë të bëhet kaq e fuqishme sa të jetë kontrolluesja e tregut europian të drogës?

Le të njohim më mirë mafiozët e rinj që operojnë në hije.

Lindi nga Cosa Nostra

Fillimisht, termi “mafioz” nuk kishte konotacione kriminale. Kishte domethënien “burrëror”, duke iu referuar një të riu i cili ishte dyshues ndaj qeverisë qendrore. Ishulli i Siçilisë kishte një histori sundimesh nga pushtuesit e huaj, dhe këta mafiozë bashkoheshin për të mbrojtur popullin. Në shekullin e 19, baronët feudalë në nevojë për para, shitën tokat e tyre tek qytetarët privatë. Duke qenë se shteti nuk e kishte organizuar ende forcën policore në ishull, qytetarët e bërë papritmas të pasur ranë pre e banditëve.

Mafiozët ishin punësuar për të mbrojtur pronarët e tokave dhe bizneset. Shumë shpejt, ata paguheshin edhe për të mbledhur borxhet dhe për zbatimin e kontratave. Pa kaluar shumë kohë, mafiozët e kuptuan se mund të rrisnin fitimet, duke u bërë edhe banditë, edhe mbrojtës.

Ky ishte fillimi i aktivitetit të “mbrojtjes” dhe Mafias në Siçili. Ata e quanin veten “La Cosa Nostra”. Hollivudi ka bërë shumë filma rreth tyre, duke përfshirë “Kumbarin”.

Por disa prej këtyre siçilianëve u internuan në rajonin varfër të Kalabrisë, që ndodhet në majën e këmbës së çizmes së Italisë. Ata formuan një Mafia më vete, një organizatë të fshehtë të njohur si ‘Ndrangheta.

Kohët moderne

Ndrangheta inicioi anëtarët e saj të betohen me rituale për të heshtur gjithë jetën. Anëtarësia është e përqendruar në qytetet e varfra dhe fshatrat e tilla si San Luca, i cili është ekuivalent i Korleones, fshat siçilian i bërë i famshëm në filmin “Kumbari”.

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

Labirinti i saj me rrugica ka qenë prej kohësh një vend pelegrinazhi. Anëtarët e familjeve rivale takohen atje për samitet e paqes, veçanërisht pas të ashtuquajturës lufta e Ndrangheta-ve në vitet 1985-1991 që kushtoi më shumë se 700 jetë njerëzish.

Deri atëherë, krimi më i njohur i Ndragetës ishte rrëmbimi në Romë i 16-vjeçarit John Paul Getty, nipi i njeriut më të pasur në botë në vitin 1973.

Tregtari i naftës Getty, në fillim nuk pranoi të paguajë. Por ai dha 2.7 milionë dollarë kur banda preu një prej veshëve të fëmijës.

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

Një nga rrëmbyesit ishte banditi i njohur Saverio Mammoliti. Me nofkën Playboy, ai ka pasur eksperienca me një seri femrash të bukura, para se të burgosej për veprimtari mafioze. Por u arratis nga burgu në vitin 1972.

Ai zotëronte agjencitë lokale të zbatimit të ligjit më pagën e tij. Ai ka jetuar haptazi pa frikën e arrestimit për 20 vite. Mammoliti madje u martua me të dashurën e tij 15-vjeçare në një kishë afër një rajoni policie. Një varg i akuzave të sjella nga prokurorët nga jashtë Kalabrisë u asgjësuan. Në 1975 Mammoliti u arrestua për transportin e heroinës dhe kokainës. Pas një gjyqi masiv kundër Ndragetës në 1982 ai u dënua për 33 vjet, por dënimi u ndalua në Apel. Dy vit më vonë ai u akuzua për vrasje dhe prona e tij u konfiskua. Por akuza u hoq shpejt dhe pasuria iu kthye mbrapsht. Mammoliti dhe gruaja e tij Maria u arrestuan për korrupsion në vitin 1992 por liruan shpejt për “mungesë provash”.

Brenda disa muajsh ai ishte përfundimisht i akuzuar për një përsëritje të krimeve të mëparshme duke përfshirë një vrasje, gjashtë bombardime dhe 19 grabitje. Përbindëshi u dënua me burg të përjetshëm. Pas një dekade në burg, në vitin 2003 Mammoliti bashkëpunoi me Anti-mafian italiane, duke zbuluar korrupsionin e bizneset e paligjshme. Ai gjithashtu pranoi se kishte qenë një nga rrëmbyesit në vitin 1973 dhe se kishte prerë veshin e fëmijës. Bashkëpunimi më Mammolitin sollën edhe zbulimin e fortesave nëntokësorë në Kalabri.

Kur Mammoliti u kthye nga ana e “të mirëve”, frika e sigurisë në kuadër të Ndrangheta-s, bëri atë që bosët krijuan ”La Santa”, një shoqëri e fshehtë brenda një shoqërie sekrete.

Anëtarësimi është i njohur vetëm për anëtarët e tjerë dhe një pjese të vogël të politikanëve të verifikuar me kujdes, me sa duket të lidhur me grupin përmes masonerisë së lirë. Për t’iu shmangur përgjimit ata merreshin vesh me fishkëllimat që përdornin barinjtë në Kalabri.

Ndrangheta tashmë është aq e padukshme saqë dukej sikur për të gjithë botën nuk ekziston. Ndikimi i saj është veçanërisht i fortë në Evropë, Australi, Kanada dhe Amerikë. Në Amerikë, Ndrangheta-n e cilësojnë “të padukshme, si ana e errët e hënës”.

20 fakte të pabesueshme për sunduesit e botës së krimit

1- Ndrangheta është formuar që në vitin 1860 nga një grup siçilianësh të përzënë nga ishulli e tyre të vendlindjes.

2- Grupi vepronte kryesisht brenda rajonit të Kalabrisë derisa një luftë mafioze brenda organizatës la 300 të vdekur. Një luftë në vitin 1980 mbaroi me 700 të vdekur.

3- Ata rrëmbyen trashëgimtarin e manjatit të naftës John Paul Getty III në vitin 1973.

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e
John Paul Getty III

Ata morën 2.7 milionë dollarë nga familja Getty, por vetëm pasi i prenë trashëgimtarit një vesh.

“Marrja pengjeve për shpërblesë i lejoi grupi kriminal të grumbullonte kapitalin fillestar dhe në vitet ’80-të i investuan në kokainë”, shpjegon Ilaria Meli, kërkuese e Observatorit të Krimeve të Organizuara në Universitetin Statale në Milano.

4- Grupi u bë një lojtar i madh në tregun e drogës në vitet 1990.

Arsyeja? Një rënie e mprehtë e çmimit të heroinës (fusha e tyre) i detyroi ata që të hynin në tregun e kokainës. Ndërsa kartelet kolumbiane preferuan më mirë të bënin biznes me ta sesa me homologët e tyre siçilianë.

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

5- Sipas zyrtarëve italianë, Ndrangheta përllogaritet se kontrollon 80 për qind të trafikut të kokainës në Evropë dhe besohet se ka investuar në ndërtim në Itali, Belgjikë, SHBA dhe Gjermani.

6- Tre përqind e GDP-së së Italisë vjen nga veprimet e Ndrangheta-s. Kjo organizatë ka tashmë mbi 10 mijë anëtarë në të gjithë botën.

7- Janë të njohur për metodat e tyre brutale

Në vitin 1991, tre anëtarë të organizatës vranë një kasap në rajonin Taurianova në mes të ditës. Ia prenë kokën me një nga thikat e tij dhe e përdorën kokën e prerë për praktikë në mes të sheshit kryesor të fshatit. Ky është vetëm një nga rastet.

8- Asnjë dëshmitar kundër tyre

Përpara 2008 ishin mbi 1,000 të penduar (informatorë) nga Cosa Nostra siçiliane, 2,000 nga Camorra e Napolit dhe vetëm 42 Ndrangheta kalabreze. Pra, autoritetet nuk kanë patur fat për të bërë që pjesëtarët e ‘Ndraghetas të spiunojnë njëri-tjetrin, për shkak se të gjithë pjesëtarët e kësaj mafie janë familje në kuptimin e plotë të fjalës, ndryshe nga Cosa Nostra që pranon edhe të huaj si “familje”.

9- Mbajnë lidhje gjaku

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

Organizata mban lidhje gjaku mes anëtarëve të saj, duke përdorur shpeshherë martesat. “Vetëm një familje ka bërë mbi katër martesa me një familje tjetër të njëjtë”, ka treguar një ekspert për Guardian. Duke qenë se anëtarësimi në ‘Ndragheta është i kufizuar tek të afërmit, bosët përpiqen që të maksimizojnë numrin e pasardhësve të tyre.

10- Problemi i tyre më i madh është: “Si t’i investojmë paratë?

“Sot, problem i tyre është se ata kanë më shumë para cash se sa kanë mundësi të përdorin”, thotë Giuseppe Catozzella, një gazetar investigativ dhe autor i disa librave për grupet kriminale.

11- Pasuri dhe pushtet

Ndrangheta është më shumë më e pasur dhe ka më shumë pushtet. Interesat e saj shtrihen nga Kalabria në Kolumbi dhe deri në Australi. Sipas think-tank organizatës “Demoskopika”, kjo mafi kishte 60 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2013, shumë kjo më e madhe se sa të ardhurat e McDonald dhe Deutsche Bank bashkë.

12- Ata kanë nisur të punojnë me kartelet meksikane

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

“Ndrangheta është shembulli perfekti i rrjetet kriminal globalist”, thotë Antonio Nicaso, një ekspert i grupit. “Ata kanë shfrytëzuar emigrantët nga Karaibet që shkuan në Gjermani, SHBA, Australi, Belgjikë, Kolumbi dhe Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata shfrytëzuan afërsitë familjare për të krijuar lidhje dhe zgjeruar influencën në të gjithë botën.” Tani ata kanë një bashkëpunim të ngushtë me kartelet meksikane të drogës.

13- Parakaluan Cosa Nostra-n në trafikun e drogës

Ilaria Meli, kërkuese e Observatorit të Krimeve të Organizuara në Universitetin Statale në Milano thotë se Ndrangheta hyri më shpejt se Cosa Nostra në trafikun e drogës. Strategjia e tyre solli miliarda dollarë në arkën e grupit mafioz.

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

14- Gabimet e Cosa Nostra-s

Ngritja e “Ndrangheta-s” u ndihmua edhe nga gabimet strategjike të mafias siciliane. Në fund të viteve 1980, “Cosa Nostra” nisi një politikë “antishtet”, që kulmoi me vrasjen e dy gjykatësve kryesor të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Qeveria reagoi duke zhvendosur ushtrinë në Siçili dhe duke miratuar një ligj të ri që lejonte mbajtjen në izolim të kriminelëve që kishin lidhje me mafien. Kjo gjë dëmtoi interesat e “Cosa Nostra-s” jashtë Siçilisë dhe ata nisën të riorganizoheshin vetëm pas disa vitesh.

15- Marrja e veriut të Italisë (dhe marrja e Europës)

Brenda Ndrangheta-s: 20 fakte të pabesueshme për sunduesit e

Ndërkohë që autoritetet italiane dhe media ishin fokusuar tek siçilianët, kalabrezët pak nga pak u shtrinë në veri që ishte bastion i Cosa Nostra-s.

Në vitin 1994, katër liderët e mafieve kryesore në Itali u takuan në Liqenin e Komos për të ndarë tregun në veri të vendit. “Ndrangheta” mori 70 për qind të saj, si rezultat i fuqisë dhe ndikimit që kishte arritur në vetëm dy dekada.

16- Si e pësojnë ata që dalin kundër

Grupi ka një strukturë hierarkie të panegociueshme. Kur Carmelo Novella, kreu i Ndrangheta-s në Lombardi u përpoq të vepronte në mënyrë të pavarur, ai u vra në vitin 2008 nga një prej drejtuesve të mafies në Kalabri.

17- Hierarkia

Gradët në hierarki të çdo bande kriminale të Ndrangheta-s janë të ndryshme. Hierarkia është kjo:

Giovane d’onore (I ri nderi). Nuk është një gradë e vërtetë. Më shumë ka të bëjë me “të drejtën e gjakut”, një titull që merret në momentin e lindjes dhe që i takon fëmijëve të ndrangetistëve dhe më pas mund të marrin titullin “Uomo d’onore” (Burrë nderi);

Picciotto d’onore (Ushtar nderi). Është grada e parë e vërtetë e ‘karrierës’ ndrangetiste. Bëhet fjalë për një ekzekutor urdhrash, që duhet t’u bindet plotësisht urdhrave të atyre që janë më lart në hierarki në mënyrë që të marrë përfitimin. Ushtarët, në praktikë, janë këmbët ose më mirë trupi i kapove të bandave kalabreze.

Sgarritsta (Bosat e vegjël) janë persona që përdoren për mbledhjen e ryshfeteve;

Santista (I shenjti). Ai që merr këtë gradë do të thotë se ka përparuar shumë në fushën e krimit, pra e merr atë për merita kriminale.

Quintino (i Pesti) është grada më e lartë që një ndrangetist mund të arrijë. Kjo i atribuohet një numri të kufizuar mafiozësh që njihen për përgjegjësitë e tyre të mëdha në organizatë dhe që mbajnë një tatuazh një yll me 5 cepa.

Associazione (Shoqata). Për këtë gradë Pino Scriva flet për herë të parë. Përfaqëson pushtetin më të lartë të Ndrangheta-s dhe zgjidhet kolektivisht. Në këtë nivel arrijnë kapot e familjeve që përfshihen në një numër të madh degësh, kanë aleancë dhe mbrojtje politike, dhe që janë të aftë të ndikojnë jo vetën në krahinën dhe zonën e tyre, por edhe në organizatat jashtë vendit.

18- “Sorella d’omerta”

Një figurë tjetër tipike e Ndrangetës është ajo e “sorella d’omerta” (Omerta-Kodi i Heshtjes) që i besohet një gruaje, e cila ka për detyrë të ndihmojë të arratisurit. Por roli i gruas në mafien kalabreze nuk përfundon këtu. Qysh në krijimin e Organizatës në vitet 800, gratë bënin pjesë në të. Gjykatësit shkruajnë: “Të veshur si burra, ato merrnin pjesë në vjedhje dhe në vepra të tjera”. Sot, gratë merren me mbledhjen e ryshfeteve, janë pronare të të mirave të mëdha dhe mbajnë lidhje me të arratisurit dhe pjesën e jashtme të burgut.

19- Ndryshimi me Cosa Nostra-n

‘Ndragheta janë si një federatë familjesh mafioze që janë bashkuar për t’u koordinuar mes tyre, por që përgjithësisht janë të pavarura. Me Cosa Nostran, nëse pret kokën, trupi vdes. Por ‘Ndragheta është më shumë si Hidra në mitologjinë greke, gjarpri me shumë koka, të cilit i rriteshin dy koka, për çdo një që i prisje.

20-Betimi

Vangelo (Ungjill) quhet kështu sepse është betuar solemnisht për të mos tradhëtuar kurrë organizatën, duke vënë njërën dorë në një kopje të Ungjillit. Në vitin 2014, detektivët italianë regjistruan pamje të rralla të një betimi të Mafias.

Përveç betimit mbi Bibël, anëtarët e rinj betoheshin përpara një arme dhe një pilule vetëvrasjeje, për të cilën betoheshin se do e përdornin, nëse do të kapeshin ndonjëherë./Vox News

Video