Nuk ndalen protestat ndaj Gener 2 për koncesionin Thumanë-Kashar, Balluku kyç gojën

27 Nëntor 2022, 17:30Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Belinda Balluku, zv/kryeministrja e Shqipërisë

Banorët e Berxullit prej më shumë se 2 muaj janë duke protestuar për segemntin e rrugës Thumanë-Kashar. Ky segment i është dhënë oligarkut Bashkim Ulaj dhe sipas të dhënave rrugës do t’i vihet tra.

Banorët thonë se me projektin aktual firma e ndërtimit po kryen punime pa leje ndërtimi. Rruga prek tokat e tyre bujqësore, për të cilat thonë se nuk janë kompesuar.

Të na japë përgjigje urgjent përse u devijua projekti. Kemi përgjigje se Gener 2 nuk ka apliku për leje ndërtimi. Po si po punon ajo? Kanë mbetur vetëm punimet këtu në Bërxullë se e kemi ndërpre që ditën e parë”, tha një prej qytetarëve.

“Kjo është vjedhje që po na bën qeveria, vjedhje që po na bën firma e ndërtimit”, tha një tjetër qytetar.

“Jemi çliru nga gjermanët, por po sundohemi nga shqiptarët nga tradhtarët”, tha protestuesi. Për protestën e banorëve asnjë nga opozita nuk ka dalë në mbrojtje të pronave të tyre. 

Video