Monika Kryemadhi shpalos luksin mes të rinjve të LRI-së (Video)

4 Dhjetor 2022, 18:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi shpalos luksin

Mënjanimi që Ilir Metaj i ka bërë nga strukturat drejtuese të partisë dhe daljeve nëpër media i kanë dhënë kohë Monika Kryemadhit që të argëtohet me të rinjtë.

Ish-kryetarja e ish-LSI shfaqet duke kënduar në një lokal në praninë e të rinjve dhe të rejave të LSI-së.

Vargjet e këngës flasin për ‘sy’ e ‘xhan’. Kryemadhi sytë i mbulon me syze me vlerë gjysmë milionë lek, ndërsa vathët i ka me perla 2 milionë lekëshe.


I gjithë luksi shpaloset në TikTok, ku Monika Kryemadhi, Ilir Metaj dhe Sali Berisha i janë bashkuar së fundmi për të tërhequr mbështetjen e të rinjve.

Ndërkohë,  që të tre ata janë me dosje nën hetim nga SPAK-u, të paktën prej muajit qershor. 

Ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës janë të paktën pesë denoncime, që nga lobimet deri te operacionet e dyshuara plastike të ish-kryetares së LSI-së.

Për Sali Berishën dosjet në SPAK janë edhe më të rënda, nga 21 Janari dhe deri te privatizimi i kompleksit ‘Partizani’.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video