PROFIL/ Kush është AVOKATI i ri i POPULLIT!

12 Dhjetor 2025, 08:29Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani

Endrit Shabani nuk është një emër i panjohur për publikun.

Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i 'Nismës Thurje' dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.

Përtej profilit politik, Z. Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut.

Ai ka kryer studimet Master dhe ka mbrojtur gradën shkencore 'Doktor i Shkencave' (PhD) në Universitetin e Oksfordit.

Prej 15 vitesh, Shabani punon si pedagog i së drejtës në universitete në Shqipëri, Francë dhe Britaninë e Madhe.

Gjithashtu, ai ka shërbyer si konsulent për organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Transparency International, Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës.


Video