Në takimin e parë si ministër i Brendshëm me drejtuesit e policisë së shtetit, Balla nuk kurseu as kritikat ndaj Agjencisë së Mbikqyrjes Policore të drejtuar nga Ardi Veliu.
Pyetja e ministrit Balla drejtuar Ardi Veliut: Pyetja ime kaq kohë pas krijimit të Agjencisë si një derivat i SHKB-së së dikurshme, sa drejtues a shefa komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur me presh në duar?
Përgjigjen e kësaj pyetje duket se ministri i ri nuk do ta pres nga Ardi Veliu, por do ta jap vetë duke e shkarkuar nga detyra si drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Ardi Veliu ndryshe nga paraardhësit e tij do mbahet mend gjatë për “skandalet”, gjatë kohës kur ishte drejtor i përgjithshem i policisë së shtetit dhe së fundmi si kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
VoxNews do rëndis disa prej skandaleve që kanë përfshirë ‘kryepolicin e përgjithshëm’ i cili më vonë u bë ‘mbikqyrësi’ i tyre.
Disa ditë më parë SPAK konfirmoi arrestimin e ish-shoferit të Drejtorit të AMP-së Ardi Veliu, Sokol Idrizi, gruan dhe vajzën e tij.
Ish-shoferi i ardi Veliut, Sokol Idrizaj, së bashku me persona të tjerë në Shqipëri, janë duke u hetuar nga SPAK, pas dyshimeve të forta se janë implikuar në trafikimin e sendeve me vlerë si flori, ora dhe bizhuteri të ndryshme që mendohet se vinin me çanta nga territori Francës.
Disa prej skandaleve të Ardi Veliut si Drejtor i Përgjithshëm Policie:
1. Ajo që bëri më shumë bujë, ishte justifikimi i kryepolicit për dhunën e ushtruar ndaj një djali vetëm 15 vjeç, vjet në kohën kur vendi ishte në shtetrrethim.
2. Më 29 maj, kryepolici Ardi Veliu në një lidhje live nga zyra e tij në Komisionin e Sigurisë, i pyetur për dhunën që efektivët kishin ushtruar ndaj të miturit, Veliu nxorri një video të nënës së tij, e cila shfaqej me një armë në dorë.
3. Protestat e opozitës, të cilat kulmuan gjatë viteve të fundit, i dhanë një nofkë ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit mori pseudonimin “Sandër Kimiku” nga ish-kryeministri Sali Berisha, por as Veliu nuk shpëtoi.
4. 8 dhjetor 2020, Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Vrasja e të riut nga Policia solli një revolt të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit, duke bërë që për disa ditë në vend, situate të ishte tejet e tensionuar. Protestuesit kërkonin shkarkimin e Ardi Veliut, por morën përgjigje negative nga vetë kryeministri Rama. Në vend të tij u “sakrifikua” asokohe ministri Lleshaj, i cili mori përgjegjësi dhe kërkoi falje për ngjajren.
5. Klement Balili ishte një prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Zyrtari i LSI në mediat e vendit fqinj njihej si “Escobari i Ballkanit”. Balili, i cili kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës, vendosi që të vetëdorëzohej pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Në pamundësi për ta arrestuar, Veliu u shfaq si shoferi i tij, pasi e shoqëroi nga Delvina në Tiranë, me një makinë luksoze.
Cila ishte karriera e tij dhe si u rrit në detyrë:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1989 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.
Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.
Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.
Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.
Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna. Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor, Fakulteti Juridik.
Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;
Ka përfunduar kursin 8- javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP, eshtë një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.
Karriera profesionale:
Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Kryepolici që hëngri kokat e 3 ministrave:
27 Tetor 2018 Fatmir Xhafa dha dorëheqje nga ministri i Brendshëm.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale i cili njofton se ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt, duke e falenderuar atë për kontributin në krye të dikasterit më të rëndësishëm të vendit.
10 dhjetor 2020 Kryeministri Edi Rama shkruante se pas ngjarjes tragjike ku 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie, ministri Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen.
Ai i tha ministrit se duhet të priste deri sa Rama të kthehej nga SHBA, ndërsa shtoi se Lleshaj nuk ka asnjë përgjegjësi për atë akt të rëndë të policit.
8 Korrik 2023 Bledi Çuçi u shkarkua nga Kryeministri Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, dhe daljen në skenë të lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja e cila dhunoi në mënyrë makabre Jashar dhe Bilbil Majën. Rama njoftoi shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës në vend të tij.
Njeriu që duhet të ruante policët e Krujës, dhe të merrte masa duke I ndëshkuar ato për veprime të jashtëligjshme, Ardi Vliu zgjodhi ti mbronte duke mbyllur një sy.
Nuk dihet se cili do jetë posti i tij i ardhshëm por burime për VoxNews thanë se Balla do bëjë reformism në kupolën e policisë dhe radha do nisë nga, Ardi Veliu.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.