Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale pamjet ekskluzive të publikuara nga Vox News.al, ku tregojnë Lear Kurtin në tokë pa ndenja, teksa efektivë e ngrejnë me forcë dhe e prangosin dhe e shoqërojnë në komisariat.
Berisha shkruan se Kurti u transportua i vdekur në komisariat dhe sipas tij, dyshja Rama-Çuçi e vranë për së dyti me trillimet e AMP-së që drejtohet nga Ardi Veliu.
"Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!", shkruan Berisha përkrah videos.