"Një nip Kosove", Basha takim me ish-kreun e PDK-së: Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit

22 October 2022, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovë dhe njëkohësisht ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit, teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në një restorant në Prishtinë. Hoxhaj e quan Bashën një nip Kosove, teksa shton më tej se bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit

"Një nip Kosove në Kosovë!
Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit." shkruan Hoxhaj.

Postimi është rishpërndarë dhe nga vetë Basha në rrjetet sociale


Video