Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen se opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë një takimi me qytetarët e Kuçovës, ish-presidenti zbuloi prapaskenat e zgjedhjeve të shkuara lokale, ku ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk u regjistrua në KQZ.
Meta tregoi dhe momentin kur Basha i shkoi në zyrë duke thënë “m’u luste e qante për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore”.
“Ishte Lululushi, i cili në mënyrë të koordinuar sepse e kishin kapur peng me dosjet dhe aferat që kishte bërë, ia mbyllën çështjen në Prokurori, kishte planifikuar me kohë djegien e mandateve, edhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore.
Ishte Lulushi mu luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond’ mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane”, u shpreh Meta.