"Turp për ata që nuk votuan për hapjen e dosjeve", Kadilli sherr me Palokën: Nuk e dike ti Bardh që ne ...

21 October 2022, 17:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Turp për ata që nuk votuan për hapjen e dosjeve",
Kadilli dhe Pakola

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e deputetëve të Sali Berishës që nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se akti i tyre nuk ka asnjë justifikim dhe as shfajsim.

"Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik. Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur. Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë janë?" shkruan Kadilli.

Por, në postimin e tij, Kadilli ka marrë një koment nga deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili thotë se në Kuvend PD ka depozituar projektligj që përmban jo vetëm hapjen e dosjeve por edhe ilustracioni.

"Nuk e dike ti Bardh qe ne kemi depozituar nje projektligj te plote e jo amendamente te retushuara nga tao balla…?! Kemi depozituar projekt ligj qe permban jo vetem hapjen e dosjeve po dhe lustrazionin. Ligj qe denon jo vetem bashkepuntoret e Sigurimit , (te cilet sic duhet ta dish edhe ti shume mire, per fat te keq jane rekrutuar shumica pikerisht nga familjet e persekutuara.)por denon sidomos kriminelet e vertete , kreret e nomeklatures , ata te Sigurimit dhe hetues e prokurore te komunizmit. Amendamentet e votuara dje , nuk kane asgje nga keto sepse sic e tha Rama kane patur vetem nje objektiv, te perdoren ndaj kundershtareve…Ti duhet ti dish keto e jo te na tregosh se kush duhet te kete turp apo jo Bardh se je dhe nga familje e persekutuar…" shkruan Paloka.

"Turp për ata që nuk votuan për hapjen e dosjeve","Turp për ata që nuk votuan për hapjen e dosjeve",



Video