Berisha zgjedh një ish-deputet si kandidat për Bashkinë e Kamzës?

21 October 2022, 15:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha zgjedh një ish-deputet si kandidat për Bashkinë e
Asllan Dogjani

Kandidat i opozitës për Bashkinë e Kamzës pritet të jetë ish-drejtuesi i Policisë dhe ish-deputeti Asllan Dogjani. 

Ka qenë një faqe në rrjetet sociale, e cila ka bërë me dije këtë gjë dhe ky postim është shpërndarë dhe nga vetë Dogjani, duke e konfirmuar këtë gjë.

Pas këtij postimi, Dogjani është pyetur dhe nga mediat dhe ai ka konfirmuar se do të garojë në primaret që do të zhvillojë PD për zgjedhjen e kandidatit.

"Partia Demokratike i ka besuar kandidimin për Bashkinë e Kamzës Asllan Dogjanit, këtij djali Kuksjan (Lumjan) i besës dhe i rritur mes njerëzve të thjeshtë. Rrjedh nga një familje e përkryer e me tradita në Lume. e ka treguar veten gjithmonë në përkrahje të komunitetit." thuhet në postimin që ka shpërndarë Dogjani.

Gjithashtu, nga një vështrim i profilit të tij në rrjetet sociale, vihet re se Dogjani prej ditësh ka nisur takimet me demokratët.

Asllan Dogjani në vitin 2009 u zgjodh deputet nën logon e Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit dhe më pas kaloi me Partinë Demokratike. 

Ai u kandidua nga Basha në zgjedhjet e kaluara të 25 Prillit 2021 në Qarkun e Tiranës, ku arriti të merrte mbi 5 mijë vota, por renditja në listë e bëri të pamundur futjen e tij në Kuvend.

Berisha zgjedh një ish-deputet si kandidat për Bashkinë e


Video