Vdekja e Lear Kurtit, reagon Rama: Policia u soll në mënyrën më korrekte

21 October 2022, 12:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e Lear Kurtit, reagon Rama: Policia u soll në mënyrën
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, ai u shpreh se ka që ditën e djeshme që përflitet se i riu është vrarë nga Qeveria dhe nga shteti.

Më tej, ai shton se opozita kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës, duke tentuar që t'i nxjerrë njerëzit në rrugë.

Rama deklaron se çështja për Kurtin është duke u ndjekur nga autoritetet përkatëse madje shton se për këtë janë pezulluar tre policë. 

“Kanë që dje që akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze, ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi…

Është mjekësia ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë arsye që të ketë pasur arsye nga jashtë, të ketë qenë gjë e bërë me të keq.

Të gjithë presim autopsinë, raportin mjeko-ligjor e me radhë. Çfarë qeniesh janë këta që u dalin njerëzve si gogolë në ekrane…

E vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte, të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan të nxjerrin njerëzit rrugëve,” tha kryeministri Rama nga Elbasani.


Video