Deputetja demokrate, Flutura Açka ka mbajtur një fjalim ironik sot në Kuvend, ndërsa ka imituar edhe kafshët.
Me ironi ajo tha se dhe gomari që pëllet kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore. Teksa i doli në mbrojtje Sandër Kovacit që drejton protestën e pedagogëve tha se qeveria gjurmon këdo në rrjete sociale.
“Dhe gomari jashtë për të pëllitur do më shumë minuta se sa kam unë për të folur këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave. Shihni ç’bëhet me pedagogët. Ka punuar në SHIK thotë. Çfarë të keqe ka? Ai ka të drejtë të protestojë. S’ke pse t’ia gjurmosh frymën. Ju gjurmoni çdo shqiptar në Facebook. Keni dashur të pushoni nga puna një edukatore kopshti se më ka bërë like. Shpresoj që një ditë shqiptarët t’ju vjellin nga hunda një ditë pushtetin tuaj”, tha Açka.
“Vidh e vill, vidh me dh dhe vill me ll. Ky është identikiti qeverisës. Vidh taksat e shqiptarëve e vill mbi shqiptarët kur protestojnë. Kur e sheh që Qeveria nuk shpjegohet për krizën energjitike, por hedh baltë vetëm mbi opozitën. Atëherë, të duhet ta ndërrosh fjalën e t’ia përshtatës Fermës Pllenare”, thotë Açka.