Kuvendi po zhvillon seancën plenare për projektligjin për dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se qëndrimi moral për këtë projektligj është që të hapen dosjet për këdo dhe jo vetëm për I.M.
“Ky moment solemn sot i miratimit të këtij ligji edhe me votën tënde, por edhe me votën e këtyre këtu, në fakt kërkon moralitetin pas tij, është akt moral dhe si akt moral nuk do të duhej të ishte as në diskutimet këtu të futej në ca kurthe të vogla të luftës politike apo luftës meskine politike, por ti thua se e ke për I.M. Të hapen dosjet për I.M, për E.A. për E.R dhe këdo tjetër, ky është qëndrimi moral, nuk ke pse e bën pis duke treguar motivin e vërtetë të shtysës tënde për të votuar këtë gjë. Këtë duhej ta ruaje në një moment të tillë solemn”, tha Alibeaj që sakaq shtoi se arsyeja e pozicionit të tyre në këtë çështje është për t’i bërë një shërbim shqiptarëve dhe jo për të bërë një luftë politike.
“Do të doja të sqaroja publikun se po arsyeja e pozicionimit tonë, qëndrimit tonë në këtë çështje të rëndësishme është për t’i bërë një shërbim shqiptarëve dhe jo një luftë politike këtu”, tha Alibeaj.