Enkelejd Alibeajt i ndodh e papritura LIVE: Vetëm dritat mos i fikni, na duhet transparencë

21 October 2022, 14:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enkelejd Alibeajt i ndodh e papritura LIVE: Vetëm dritat mos i fikni, na
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në shenjë triumfaliste doli sot në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit pas miratimit të nismës së tij për hapjen e dosjeve.

Në momentin që po shpjegonte ligjin e miratuar, u fikën dritat për pak sekonda. Deputeti demokrat ngriti kokën dhe e kaloi me një batutë.

“Vetëm dritat mos i fikni, ky është momenti për të bërë transparencë për të gjithë shqiptarët. E rëndësishme se dosjet janë hapur me ligj”, tha ai.


Video