Ekskluzive nga Vox News/ Momenti i fundit kur policia shoqëron pa ndjenja, Lear Kurtin (VIDEO)

22 Tetor 2022, 19:08Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i shoqërimit të Lear Kurtit

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti ka hapur një debat publik. Sipas Policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka ndërruar jetë për shkak se ka gëlltitur dy doza me kokainë nga frika e uniformave blu dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune përveç atyre të prangave në duar.

Por, opozita dhe një pjesë e qytetarëve nuk e besojnë këtë version dhe pretendojnë se Policia po manipulon ngjarje dhe se ai ka ndërruar jetë për shkak të dhunës nga efektivët.

Vox News.al ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë.

Këto pamje, rrëzojnë pretendimet e opozitës se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Gabimi i vetëm efektivëve, është veprimi i tyre që e prangosin dhe e shoqërojnë në komisariat në vend që të lajmëronin ambulancën dhe të prisnin aty deri sa të vinin aty ta merrnin bluzat e bardha.

Spitali i Traumës ka konfirmuar se Lear Kurti ka shkuar i vdekur në komisariat, teksa kanë qenë efektivët që e kanë çuar me makinën e tyre, pas shoqërimit fillimisht në komisariat.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video