‘1 mln euro faturë’, denoncimi i gazetarit: Kryemadhi kliente e klinikës në San Marino që prej 2004-ës

7 October 2022, 20:40Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘1 mln euro faturë’, denoncimi i gazetarit: Kryemadhi kliente e
Transformimi i Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi ka bërë deklarim të rremë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Sipas gazetarit Adriatik Doçi, ish-kryetarja e LSI-së ka marrë shërbime në një klinikë në San Marino për vite me radhë, por nuk ka paraqitur në ILDKPI asnjë faturë se sa kanë kushtuar.

“Kryemadhi mohon faturën 287 mijë euro. Nëse shërbimi nuk ka kushtuar 287 mijë euro, sa ka kushtuar? 28 mijë euro, 2.8 mijë euro? Pse nuk i ka deklaruar në ILDKPKI? Ky është thelbi. Ditët e fundit, një burim serioz (dëshmitar okular), ka pohuar se Monika Kryemadhi ka marrë shërbime në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022. Sipas burimit, shpenzimet tejkalojnë vlerën 1 milionë euro, duke përfshirë faturat e ndërhyrjeve estetike dhe të shërbimeve të tjera shëndetësore, bileta avioni, akomodim në hotele luksoze etj, gjatë dy dekadave”, shkruan gazetari Doçi.

Gazetari e mbyll denoncimin duke ironizuar.

“Nuk përjashtohet mundësia që gjatë qëndrimit në Sanmarino me para që nuk u dihet burimi, Monika të ketë hartuar kapitullin e programit të LSI për shëndetësinë në Shqipëri para zgjedhjeve parlamentare!”, thotë Doçi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video