Mesazhet farsë për kursim energjie, Belinda Balluku i flet popullit me 2 milionë lek vathë në veshë

26 Shtator 2022, 20:09Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vathët e vendosur nga ministrja Belinda Balluku gjatë një seance parlamentare

Kur nga qeveria përcillet mesazhi i kursimit, në këtë rast i energjisë elektrike rëndësi nuk merr vetëm përmbajtja e mesazhit që përcillet, por edhe forma e mënyra se si përcillet ky mesazh.

Nëse forma nuk përputhet me përmbajtjen, pra të përputhet me mesazhin, atëherë vetë mesazhi bëhet i pabesueshëm dhe përfundon në meme në rrjet.

Të tillë janë bërë mesazhet për kursim energjie të përcjella nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe nuk bëhet fjalë vetëm për përmbajtjen e tyre me ‘këshilla për fëmijët se si t’u fiknin televizorin gjyshërve’, apo se si në Zvicër dënoheshe me burg nëse mbaje kondicionerin mbi 19 gradë.

Është edhe ana e jashtme e përcjelljes së mesazhit. Pasi rrëfeu se harxhonte deri në 6 mijë kilovat energji elektrike në muaj, ose rreth 20 herë më shumë se një familje e thjeshtë shqiptare, Balluku bëri thirrje për kursim e stolisur në luks nga Kuvendi.

Në një nga daljet e shpeshta në foltore këto kohë, për shkak të postit si zëvendëse e Ramës, Belinda shfaqet me një palë vathë “Tiffany”. Çmimi? Plot 1600 dollarë, ose thuajse 2 milionë lek të vjetra.

A është i besueshëm mesazhi për kursim me perlat 18 karatëshe në vesh? Për shumë a mund të jetë hipokrizi e pastër?

A mund t’i kërkohet kursim popullit, kur vet shfrenohet në luks të tepruar?!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video