Salillari merr 2.6 miliard lek pa garë nga KESH

23 September 2022, 21:22Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salillari merr 2.6 miliard lek pa garë nga KESH

Linja që do të lidhë dy anijet e prodhimit të energjisë elektrike që kanë mbërritur në Portin e Vlorës do të ndërtohet nga kompania Salillari.

Pëllumb Salillari ka fituar një tjetër tender të majmë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka dhënë ‘oligarkut’ 260 milionë lek pa garë.

Salillari ka qenë e vetmja kompani konkurruese në këtë tender, ku fondi limit ka qenë 280 milionë lek.

Oferta e dhënë nga Salillari është mbi 90 për qind e fondit limit.

Tenderi me procedurë të shkurtar nga KESH është hapur më 29 gusht. Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë deri më 14 shtator dhe po më 14 shtator është shpallur fitues, Pëllumb Salillari si pjesëmarrës i vetëm.

Tenderi është klasifikuar me flamur të kuq nga Open Data për mungesë konkurrence.

Ironik është fakti që KESh jep tendera pa garë në një kohë që qytetarëve u kërkohet të ngrohen me batanije këtë dimër. Enti Rregullator i Energjisë miratoi vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh. Pas këtij vendimi, deri në 100 mijë familje shqiptare mund të paguajnë katër herë më shumë çmimin e energjisë.

Salillari merr 2.6 miliard lek pa garë nga KESH

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video