
Monika Kryemadhi vazhdon që të përdorë politikisht faturat e dyshuara si fiktive. Ish-Kryetarja e LSI-së, tashmë anëtare e Partisë së Lirisë i kërkoi sërish llogari Edi Ramës.
“A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal? E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM. Përgjigju publikisht nëse mundesh...meqënëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.
Në fakt, përgjigjen për këtë pyetje Monika Kryemadhi e di shumë mirë dhe ajo e ka marrë atë prej katër vitesh. Denoncimi i Kryemadhit në vitin 2022 është një denoncim i vetë Drejtorisë së Tatimeve Tatimeve që në vitin 2018.
Për këtë çështje ka pasur disa hetime të prokurorisë, hetime që për një pjesë janë finalizuar me arrestime dhe më pas nga dënime me burg nga gjykatat, ndërsa për të tjera çështja është mbyllur nga prokuroria.
Nga hetimet e asaj kohe, prokurorira nuk përjashtoi mundësinë që mes subjekteve të hetuara të ketë edhe kompani që kanë bashkëpunuar me inceneratorin e Tiranës, por hetimi nuk provoi se vetë inceneratori ishte pjesë e kësaj skeme.
Ish-Kryetarja e LSI-së e rikthen duke e përdorur për interesat e veta politike, ndërsa në morinë e dosjeve që thotë se ka në dorë shmang përmendjen e kompanive, duke cituar se janë që të gjithë ‘oligarkët e ndërtimeve dhe tenderave’.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.