Mblidhet asambleja parlamentare e OSBE, çfarë prezantuan Mediu dhe Gjiknuri

22 October 2022, 16:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet asambleja parlamentare e OSBE, çfarë prezantuan Mediu dhe
Mediu dhe Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, si përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-s në Stamboll me temë ”Forcimi i konektivitetit për të garantuar Energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize”.

Mediu ka prezantuar dy amanedamente te cilat u miratuan unanimisht me perjashtim të Bjellorusisë.

Amanedamenti i parë kërkonte: Miratimin e ligjeve që garantojnë një proces sknanimi të investimeve në mënyrë që të mos cënojnë sigurinë siç ka ndodhur me investimet kineze dhe ruse.

Amendamenti i dytë kërkonte respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut duke mos lejuar përfshirjen në treg të produkteve që përfitohen nga puna e detyruar, skllaveruese sic ndodh me Ujgurët.

Gjatë takimit, Gjiknuri prezantoi investimet dhe politikat e Shqipërisë për energjinë dhe diversifikimin e saj. Ata theksuan nevojën e ndërlidhjes me vendet e prodhimit të gazit sic janë Azerbaxhaini nëpërmjet TAP dhe TANAP.

Shqipëria mer një peshë të veçantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP(Ionian Pipe line).


Video