
Why did Bashkim Ulaj meet with the residents of Rrjoll before the protests? What did he offer them on the table and what condition was set? Did he legitimize their ownership with this action? These would have been the three most logical questions after the residents' confessions to Gogo.al regarding the secret meetings that they said he held with them.
The protests of the residents of the Baks-Rrjoll village of Velipoja have been taking place for weeks, not against the construction of a tourist resort. They claim that the "Blue Borgo" project on an area of ??146 hectares is being carried out on their land but with a permit based on falsified documents of fictitious owners. By protesting, they say they are fighting this battle to have their ownership inherited from generations recognized and to be beneficiaries. "Our cause is ownership. We have ownership documents that clearly and clearly prove that we are the owners of the Baks Rrjoll village. The documents I have date back to 1935," says resident Prek Molla.
However, by decision of the Court of Appeal, Fatmir Shpellzaj, with whom the agreement was made by the company "Gener 2", is recognized as the owner of the land where the resort is being built. The company explains in a public statement that: "Any current claim for ownership has never been supported by valid documentation in court during the processes developed until the final decision. If there are other documents, where the claimants prove with evidence what they say orally, then they should have been made public and should have been presented before the competent authorities". The statement also highlights that in this process, "Gener 2" has been a third-party developer, entering into a contractual relationship for the land with a legal second party, explaining that: "The company has no direct relationship with the current claimants, who have never legally proven their claims".
But the residents claim the opposite. For Gogo.al they recount the behind-the-scenes of a series of meetings that they say they held with representatives of the company "Gener 2" after the start of the works. Resident Luçiana Kokaj herself says that she went on foot to the offices of the company "Gener 2" in the premises of the "Aba Business Center" in Tirana. "Three meetings were held in total. The first meeting was held with each tribe separately, the second meeting was with one representative for each tribe, while the third meeting was also held with one representative for each tribe", Kokaj reveals details from the meetings.
Who mediated the meetings?
According to Kokaj, these mediation meetings between residents and investor Bashkim Ulaj, head of the company "Gener 2", were requested when the situation had not yet escalated into protests. Residents consider this a key moment that could have changed the course of events.
Sipas Luçiana Kokajt ndërmjetësimi u bë nga persona që njihnin të dyja palët. “Kanë ardhur na kanë takuar, na kanë thënë ejani të gjejmë zgjidhje. Na thanë: “po e bëjmë këtë ndërmjetësim sepse na vjen keq për ju, e dimë që është prona juaj dhe duam të gjeni një zgjidhje. Kemi pranuar, normalisht kemi thënë dhe më përpara që nuk jemi kundër zhvillimit”, tregon ajo.
Në këtë moment konflikti për dokumentet e pronësisë ishte ngritur tashmë. Madje Prek Molla pretendon se qëllimi i takimit ishte paraqitja e dokumenteve dhe sqarimi i pretendimeve të pronësisë përpara se të niste projekti në terren. Në këtë fazë sipas tyre nuk kishte protesta, por vetëm kërkesë për marrëveshje.
Në këtë pikë Kokaj ngre pyetjen: “Nëse nuk jemi pronarë, pse Ulaj na thirri në zyrë?”, ndërsa tregon se takmi i parë ndodhi në ambientet e “Gener 2”. Ajo shprehet se nga ana e kompanisë, ishin të pranishëm Bashkim Ulaj dhe Isuf Çelaj. Çelaj është deputet i Partisë Demokratike për Kukësin.
Nga pala e banorëve, thotë se mori pjesë ajo me përfaqësues të tjerë nga fisi i saj. Gjatë takimit thotë se shpalosën tapitë e vitit 1930, vendime gjyqësore dhe dosje të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. “Unë po flas për takimin e parë që kam zhvilluar unë bashkë me familjaret e mi. Pra ishim disa përfaqësues të familjes që të flisnim, ne jemi 50 kunorë si fis që kemi 400 dynym tokë. Nga kompania Gener 2 ka qenë Bashkim Ulaj dhe Isuf Çelaj”, jep detaje Kokaj.
Me dokumente në duar, Kokaj tregon se kërkuan që investitori të verifikonte edhe palën tjetër që pretendon pronësinë përpara se të vijonte me investimin. Argumenti që kishin ishte: “Nëse ekziston konflikt pronësie, projekti duhet të presë derisa të sqarohet”, tregon ajo hollësi nga biseda në takim.
Marrëveshja që u ofruan në tavolinë
Sipas rrëfimit të Luçiana Kokajt kompania ofroi një marrëveshje me 20% të ndërtimit për një pjesë të kufizuar të sipërfaqes por jo aq sa zotërojnë tokë. “Ne si 5 fise kemi 1500 dynym të gjithë bashkë. Ai tha: unë do ndërtoj 150 dynym. Por leja është për 1500. Si mund të përdorësh të gjithë pronën për leje ndërtimi dhe të vlerësosh vetëm 1/10 e saj? Propozimi ishte komplet i njëanshëm. Si kur shkon e blen një SIM dhe firmos kontratën gati pa të drejtë të ndryshosh asnjë nen.”
“Gener 2”, thotë ajo, u ka propozuar një marrëveshje paraprake financiare, ku palët do të vazhdonin proceset gjyqësore dhe kushdo që do të fitonte gjyqin do të lidhte marrëveshje përfundimtare. Që të ishin përfitues, sipas banores, kusht tjetër ishte që proceset gjyqësore të përfundonin brenda 5 viteve. “Sipas propozimit, nëse brenda 5 viteve banorët e Rrjollit do të siguronim certifikatën e pronësisë, atëherë do të përfitonim ndërtimet. Nëse jo, do t’i kalonin palës tjetër, Fatmir Shpellzajt që njihet si pronar me certifikatë”, thekson Kokaj për Gogo.al.
Kjo pikë ishte e papranueshme për ta, sipas saj. Me letra në duar banorët thanë njëzëri: “Ne jemi pronarët e tokës”. Si përfundim takimi i parë nuk prodhoi zgjidhje. Ashtu siç hynë në zyrat e “Gener 2”, ashtu edhe dolën por me një porosi. “Na thanë: mendohuni dhe ejani me ofertë”, thotë Luçiana.
Takimi i dytë dhe i tretë
Pati edhe dy takime të tjera sipas banorëve, këtë herë me nga një përfaqësues për çdo fis. Banorët kërkuan alternativën e dëmshpërblimit me çmim tregu për çdo dynym toke. “Shkuam me ofertën tonë. Familjarët i kanë kërkuar që të na e japë pagesën me lekë për çdo dynym. E ka pranuar parimisht, u ka thënë mendojeni sa e doni dynymin dhe ejani me një pergjigje. Ne kemi shkuar me ofertën tonë. U refuzua kategorikisht. Kushti mbeti: vetëm firmosja e marrëveshjes me 20% për sipërfaqen që përcaktonin ata. Mbeti vetëm marrëveshja e parë”, shton Kokaj.
Edhe avokati i banorëve Ndue Pjetra e përshkruan ofertën si një marrëveshje paraprake që do t’i shërbente kompanisë për të siguruar një pozicion të dyfishtë përballë shtetit. “Banorëve u propozoi t’u jepte një shumë të vogël paraprake, duke pretenduar se nuk kishte dijeni që prona ishte e tyre. U tha, hajdeni të bëjmë një marrëveshje, kush të fitojë gjyqin, ju apo Fatmiri, të marrë pjesën përkatëse. Me atë që do të fitonte do të lidhte marrëveshjen përfundimtare. Banorët nuk pranuan, sepse e konsiderojnë pronën të tyren dhe jo të Fatmirit. Ata kërkojnë vetëm pjesën që u takon me marrëveshje të shkruar. Sipas tyre, kjo lëvizje ishte në interes të tij personal, dhe jo të zonës, pasi ai kishte një marrëveshje të mëparshme me Fatmirin dhe synonte të paraqitej para shtetit si në rregull me të dyja palët”, thotë avokati.
Për të ballafaquar pretendimet e banorëve lidhur me takimet dhe marrëveshjen e mundshme, Gogo.al iu drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “Gener 2”, e cila deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka dhënë një reagim.
Dëgjesë publike reale?
Në rastin e një projekti si resorti turistik në Rrjoll, organizimi i dëgjesave publike me banorët është një detyrim ligjor. “Gener 2” thotë nëpërmjet deklaratave publike të mëparshme se “projekti ka marrë leje ndërtimi përfundimtare, pas përmbushjes së të gjitha procedurave ligjore dhe teknike, duke respektuar çdo hap administrativ, mjedisor dhe urbanistik, përfshirë edhe zhvillimin e dëgjesave publike me komunitetin”.
Vetë banorët pretendojnë se asnjë banor i Baks Rrjollit nuk ka qenë pjesë e dëgjesës publike. Prek Molla thotë se në të kanë marrë pjesë persona që nuk janë banorë të zonës. Banorë të fshatrave të tjerë, sipas tij, kanë firmosur dokumente pa qenë të informuar për vendndodhjen reale të projektit. Ky moment sipas banorëve shënon kalimin e konfliktit nga juridik në përplasje të hapur publike me investitorin.
“Sa i përket firmës, ai mund t’i ketë bërë të gjitha lejet, madje edhe heqjen nga zona e mbrojtur. Por ligji e kërkon qartë, se nëse zhvillohet një projekt i tillë, duhet të pyeten banorët e fshatit në dëgjesë publike. Pas thirrjes që bëra publikisht, u kam kërkuar të gjithë atyre që pretendohet se kanë qenë në dëgjesë të më kontaktojnë. Tre persona kanë ardhur vetë dhe më kanë kërkuar falje. Ata pranuan se kanë firmosur kundrejt një shpërblimi prej 150 eurosh. U është thënë: A jeni dakord të zhvillohet një resort te Rana e Hedhun, por jo për zonën ku është sot projekti dhe ku ndodhet toka jonë. Rana e Hedhun është rreth 3 kilometra larg nga prona që unë pretendoj me dokumente. Personat që kanë marrë pjesë në atë që quhet dëgjesë publike nuk janë banorë të fshatit Baks-Rrjoll. Janë 7-8 kilometra larg, nga zona të tjera si Velipoja, Thethi etj. Janë rreth 70 firma, të gjithë burra. Sot fshati ynë nuk i ka 70 burra, se shumica kanë ikur. Asnjë banor i Baks-Rrjollit nuk ka qenë në atë dëgjesë. Kompania nëse e ka bërë realisht me ne, le të vijë këtu dhe të thotë pse po e mohojmë. Nuk vjen sepse e di që asnjë banor i fshatit nuk ka qenë aty”, thotë Prek Molla.
Edhe Luçiana Kokaj shton se: “Dëgjesa publike që kompania pretendon se ka zhvilluar nuk është bërë me banorë të Rrjollit, por me persona nga fshatra përreth. Një prej tyre ka ardhur vetë dhe na ka thënë: “Po, kam firmosur, por nuk kam qenë në dëgjesë publike. Fatmir Shpellza më ka ardhur në shtëpi dhe më ka kërkuar të firmos një letër, duke më thënë se i duhej për të bërë një hotel”. Ai ka firmosur pa qenë i informuar për projektin dhe pa marrë pjesë në ndonjë takim publik. Madje ka qenë i afërt me Fatmirin. Asnjëherë nuk na është vënë në dispozicion lista e personave që kanë firmosur, sa prej tyre janë banorë të Rrjollit dhe sa janë persona që pretendojnë prone? Asnjë banor i Rrjollit nuk ka marrë pjesë në atë dëgjesë publike”.
Krah banorëve në këtë betejë ligjore dhe publike, edhe avokati i tyre Ndue Pjetra thotë se për projektin turistik nuk është zhvilluar një dëgjesë publike me banorët sipas kërkesave ligjore. Institucioni që duhet ta organizonte dëgjesën është Bashkia Shkodër. “Ngaqë investitori nuk ra dakord me banorët e Rrjollit i bënë këto veprime shpejt. Ligji për të marrë lejen e ndërtimit si resort, e thotë e përcakton qartë se dëgjesa publike duhet të organizohet nga bashkia, duke njoftuar dhe mbledhur banorët e zonës përkatëse. Ata duhet të shprehen nëse janë dakord ose jo me zhvillimin e resortit. Pika e vetme që mund ta pengonte dhënien e lejes së ndërtimit ishte mungesa e miratimit nga banorët në dëgjesën publike. Nëse në atë dëgjesë nuk ka pasur dakordësi të komunitetit, atëherë leja e ndërtimit nuk duhej të jepej, kjo dëgjesë publike nuk rezulton që të jetë bërë”, sqaron Pjetra.
Nga ana e saj Bashkia Shkodër u përball me banorët në momentin kur u zhvendosën para godinës së saj.“Pas një proteste para Bashkisë, patëm një takim me kryetarin. Ai na tha se nuk kishte kompetencë për lejen e ndërtimit, por vetëm kishte dhënë një konfirmim për zonën dhe dakordësi për zhvillimin. Sipas tij, nuk kishte lidhje me procedurën e lejes. Por në fakt, Bashkia e Shkodrës ka dhënë miratimin për zhvillimin e resortit në atë zonë, edhe pse ajo është pjesë e një zone të mbrojtur. E gjithë Velipoja, nga derdhja e Bunës deri në Kune, është zonë e mbrojtur. Nga kjo zonë është përjashtuar vetëm pjesa ku po ndërtohet resorti, me qëllim që të mund të jepej leja e ndërtimit.”, nënvizon Luçiana Kolaj. “Kur kemi kërkuar sqarim, bashkia na ka kthyer përgjigje se ‘nuk kemi kompetencë, zero dhe nuk kemi zhvilluar dëgjesë publike’. Kjo është e papranueshme, sepse nuk ka zhvillim në territor pa u pyetur bashkia. Pra, dëgjesa pretendohet se është bërë, por jo me personat e duhur. Asnjë banor i fshatit tonë nuk ka marrë pjesë”,thotëPrek Molla.
“Banorët e Rrjollit i kërkuan kryetarit të bashkisë informacion: Kush janë personat përgjegjës dhe a është dhënë leje për këtë projekt? Nga bashkia u është thënë se nuk ishte dhënë leje për vazhdimin e punimeve. Më pas, çfarë ndodh. Një deputet ndërhyn dhe siguron nga Bashkia e Shkodrës dokumentin ku rezulton se bashkia kishte nënshkruar dhe firmosur lejen e ndërtimit, si edhe dokumentacionin që lidhej me dëgjesën publike”, shprehet avokati Pjetra.
Sipas avokatit leja e ndërtimit duhet të vihet në diskutim sepse nuk është marrë miratimi i banorëve të Baks Rrjollit. Për pavlefshmërinë e lejes kanë depozituar një padi që është në proces shqyrtimi. “Çështjen e kemi në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kemi kërkuar pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Data e gjykimit në themel është 4 prilli. Leja është firmosur më 16 shkurt nga zëvendëskryeministrja. Punimet kishin nisur edhe një vit më parë dhe u ndalën. Tani rifilluan pa tabelë informuese dhe pa u zbardhur leja në kantier. Ne iu drejtuam menjëherë IKMT-së, IMT-së dhe bashkisë për verifikim. U kemi thënë: nëse ka leje të rregullt, ne tërhiqemi. Marrja e lejes është një gjë, zbardhja dhe afishimi i saj në kantier është tjetër. Pa u zbardhur dhe pa u vendosur në vendin e punimeve, ndërtimi nuk mund të nisë. I jemi drejtuar edhe SPAK-ut për të hetuar mënyrën si është dhënë leja dhe nëse kemi nisje punimesh para zbardhjes së saj. Na është thënë se çështja do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës nën mbikëqyrjen e SPAK-ut.Projekti nuk perputhet me punimet qe po bën”, thotë avokati.
Despite the clash and the fact that they are waiting for a decision on ownership from the courts, the residents emphasize that they are not against tourism development in the area. “Even if we keep the property ourselves, we would develop it. There is no one who will leave the land in vain. But the development must be in fair proportion and with respect for ownership,” says Kokaj. They have even asked the company to sit down again for dialogue. “No more than a few weeks ago we asked to sit down to find a solution. But not on the basis of an agreement that requires us to give up our rights,” says resident Kokaj. Prek Molla has a different approach, who says that he is no longer open after the recent clashes and the police escorts: “I speak for myself. Not for the other residents. Not me, I am not open.”
In the end, lawyer Ndue Pjetra underlines that the residents have almost won the battle, adding that "The court has decided to recognize one of the families involved in the ownership conflict and return part of the claimed area to them". "The right agreement would be for the investor to sit down and discuss openly with the residents, respecting their right to property and finding a fair solution for all parties. He knows for himself that Fatmir is not the owner".
The legal battle has been encouraged by the company “Gener 2” itself in every public statement. It says that it has entered into a contractual relationship with “the party that appears as the holder of the property rights” without violating anyone’s rights: “In a state of law, issues of ownership and legality are dealt with in court, not through public pressure or tensions on the ground. And this applies both to those who have concrete claims, and to other political and media actors who use the opportunity to supposedly garner public support for occult goals and interests.” (Gogo.al)