An agency that controls and implements information technology projects in Albania, hundreds of millions of euros, a few hands that control them...
The Special Prosecution Office shocked the Information Society Agency by signing arrest warrants for its leaders and several businessmen, a dossier that does not end there...
What is hidden in the invisible part of the iceberg, the grand scheme of silent people who benefited from staggering sums...
An investigation by Inside Story that reveals shadowy people, their connections and multi-million euro transactions with corruption as their source…
An agency that controls and implements information technology projects in Albania, hundreds of millions of euros, a few hands that control them...
The Special Prosecution Office shocked the Information Society Agency by signing arrest warrants for its leaders and several businessmen, a dossier that does not end there...
What is hidden in the invisible part of the iceberg, the grand scheme of silent people who benefited from staggering sums...
An investigation by Inside Story that reveals shadowy people, their connections and multi-million euro transactions with corruption as their source…
****
On December 16, 2025, SPAK executed security measures for the head of AKSHI Mirlinda Karçanaj, her deputy Hava Delibashi, the deputy director of Tirana Police Erion Ismaili, and businessmen Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Andis Papa, Gëzim Hoxha, and Rogers Rryta. Agasi and Beqiri were placed under arrest in absentia, while the two leaders of AKSHI were placed under “house arrest.” The other businessmen were banned from leaving the country.
File:
"From the investigations conducted, it results that citizens Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erjon Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, as well as other persons, in cooperation with each other in the form of a structured criminal group, have organized and implemented a scheme for the predetermination of winners in procurement procedures carried out at the National Agency for the Information Society with the aim of illegally benefiting from public funds deriving from payments related to procured public contracts"
After reviewing the communications between the individuals in question, SPAK concluded that they were careful to set criteria in tenders that could predetermine the winner.
This was revealed in the materials seized from Ergys Agas's office, where meetings between him, Ermal Beqiri, and Mirlinda Karçanaj were filmed.
File:
This is also noticeable in some of the conversations held where issues such as "the project costs 2 million, we will make it 4", or "it doesn't even fit into the experience", - which have to do with determining the criteria for procurement procedures, the values ??that will be published, etc. are discussed.
SPAK accidentally came across episodes related to the predetermination of tenders at AKSHI in favor of the company "Soft Solution" controlled by businessman Ermal Beqiri or other related entities. The investigation into a cigarette smuggling scheme that began in 2023, revealed in the network communications between businessmen some interesting materials related to AKSHI procurements. Among them, 20 procedures appealed by businessman Gerond Meçe.
File:
"It turns out that the people under investigation are concerned about the presence of the company with partner Gerond Meçen."
Dikur, Meçe ishte përfituesi numër një i tenderave në atë institucion. Shumë prej të cilave me flamur të kuq ose tendera sekretë, por për këtë, do të flasim pak më poshtë.
Këto të dhëna, ndoshta shpjegojnë faktin pse Meçe nuk denoncoi pengmarrjen e tij për tu tërhequr nga 20 ankesa për tenderat e humbur.
“Nuk është vetëm frika, por është edhe elementi që këta persona mund të jenë përfshirë në lidhje jo ligjore legjitime, me të njëjtët persona që mund kenë pasur përplasje për tendera”, u shpreh Alban Qafa, avokat
“Në rastet kur nuk denoncon një vepër penale që është bërë mund të jenë raste që personi mund ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale. Në këtë lloj mënyre ka vepruar me kodin e omertas…”, u shpreh avokati, Bledar Meminaj.
Por, ai vendosi të flasë vetëm kur u thirr nga SPAK në 22 Shtator 2025. Ndërkohë, episodi i denoncuar prej tij kishte ndodhur në 12 Gusht 2025, 1 muaj e gjysmë më herët.
Dosja:
“Dyshon se personi që ka organizuar pengmarrjen e tij është shtetasi Ermal Beqiri. Arsyeja pse e thotë me bindje është sepse pas çdo procedure të tillë qëndron një nga kompanitë e tij ose kompani që janë të lidhura me të. Arsyeja e mosbërjes së denoncimit në polici lidhet me faktin që nëndrejtori I Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, kohë më parë nëpërmjet një personi që për momentin nuk i kujtohet në Janar-Shkurt 2025 i kishte kërkuar që të qëndronte sa më larg tenderave të AKSHI-t”.
Përpos faktit që Meçe kishte refuzuar të denonconte, madje duke mos u treguar fillimisht as bashkëpunëtorëve për episodin, në dosje vihet re një tjetër detaj. Ai kishte siguruar kamerat ngjarjes dhe me sa duket i kishte mbajtur për vete deri ditën që vendosi ti vërë në dispozicion të SPAK. Arsyeja pse ai kërkonte vetë prova dhe i mbante të gatshme nuk dihet…
Dosja:
“Në kuadër të procesverbalit të sekuestrimit të datës 26 stator 2025, u administruan pamjet filmike të regjistruara nga kamerat, të cilat janë ruajtur në një pajisje memorie të jashtme të vënë në dispozicion nga shtetasi Gerond Meçe”.
Pra, është e qartë se Meçe po mblidhte prova ndaj kundërshtarëve të tij pavarësisht se nuk preferoi ti denoncojë. Në vijim, në dosjen hetimore shfaqen fragmentet kur Meçe hipën në mjetin e personave që sipas tij u prezantuan si oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në vijim, ai tregon në dëshmi se u mbajt për disa orë peng, derisa personat në fjalë morën konfirmim që kompania e Meçes ishte tërhequr nga ankimimet e tenderave të fituar nga rivalët.
“Shumë raste gjejnë gjuhën për tërheqje nga ankimet për ta marrë fituesi i paracaktuar, disa raste që tolerojnë njëri-tjetrin në procedura, kur nuk arrihen, ndodhin episode si ajo e pengmarrjes”, u shpreh avokati, Alban Qafa
“Atje ku abuzohet me fondet s;mund të ketë viktima, kur dikush është ipreferuar i atij që bën lojën,e pastaj vjen një i preferuar tjetër, nuk do thotë që ai ka qenë i preferuar më parë, nuk duhet amnistuar lidhur edhe me provat që sjell më pas një hetim i caktuar”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.
Ermal Beqiri përfitoi miliona euro nga AKSHI me kunatin si prestanome
Skandali i zbuluar nga SPAK, doli në sipërfaqe nga komunikimet e kryqëzuara mes personave të akuzuar në të tjera hetime, në të kundërt bosi i “Advanced Business Solution”, nuk kishte ndërmend të denonconte. Kjo, ndoshta nisur edhe nga shqetësimi se mjaft procedura të tjera janë në hetim nga SPAK. Këtu fjala është për qindra milionë euro tendera ku përfshihet edhe periudha kur në AKSHI, shkëlqente ylli i “Advanced Business Solution”…
Dosja:
“Në një nga pamjet filmike të administruara konstatohet biseda mes shtetasve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ku diskutohet për dy tendera për procedurë, si dhe përmendet kompania ABS. Nga kjo bisedë përftohet e dhëna se këta shtetas janë të shqetësuar për praninë e kompanisë ABS me ortak të vetëm zotin Meçe”
“Në dijeninë time hetimet nuk janë fokusuar vetëm te këta aktorë që janë e kanë qenë në lojë por edhe tek tenderat si janë zhvilluar para sulmeve kibernetike”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.
Hetimet e SPAK zbulojnë edhe faturime miliona euro nga kompanitë e biznesmenëve të shpallur në kërkim ndaj subjekteve të tjera. Kjo i shërbente skemës së qarkullimit dhe futjes në kanale legale të parave të dyshuara korruptive.
Dosja:
“Si konkluzion rezulton se faturimet e kryera nga “EA Solution”, në drejtim të 3 subjekteve të tjera të përshkruara më sipër janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të paracaktuara nga grupi kriminal”.
Nëse në agjencinë e AKSHIT zhvillohen tendera që lidhen me teknologjinë e informacionit, në rrjetin e kompanive të hetuara dalin edhe subjekte që tregtojnë produkte ushqimore, çokollata etj. Çuditërisht, kompanitë e hetuara rezultojnë se kanë plotësuar fatura blerjeje me vlerë plot 10 milionë euro. Që një një kompani e cila operon në fushën IT të shpenzojë një shumë të tillë për blerje çokollatash, kjo duket më tepër se ironike. Rogers Rryta, ish administratori i kompanisë “Mega Distribution”, , thotë se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Soft Solution”, dhe “Fastech”, …
Dosja:
“Deklaron se nuk tregton produkte që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit si hardware apo software”.
Këtë dëshmi, SPAK e ka kryqëzuar me deponimin e biznesmenit tjetër Andis Papa, aksioner i subjektit “Fastech”, . Ai këmbëngul në dëshmi se kanë blerë pajisje teknologjike tek kompania “Mega Distribution”,, edhe pse kjo e fundit aktivitet kishte tregtinë e produkteve ushqimore.
Hetuesit e SPAK kanë vënë në lupë çdo procedurë prokuruese që lidhet me kohën e takimeve mes drejtueses së AKSHIT dhe biznesmenëve në fjalë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar.
Bëhet fjalë për dhjetëra procedura të fituara nga kompania “Soft Solution” e zotëruar nga Ermal Beqiri apo kompani të tjera të lidhura. Një prej tenderave më të mëdhenj kap vlerën e 1,3 miliardë lekëve, ose rreth 13 milionë euro pa TVSH. Kjo procedurë është njëra prej rreth 20 tenderave të ankimuar nga Gerond Meçe. Prokurimi është për blerjen e pajisjeve “kompjutera”, zyre.
Vlerat e pajisjeve janë konsideruar të fryra nga hetimi. Pra, një formë për të përlarë miliona euro.
Dosja:
“Metodologjia e përzgjedhur nga grupi i punës ka sjellë për pasojë rritjen artificiale të vlerës së produkteve që kërkohet të prokurohen, pasi fondi limit është përcaktuar mbi vlera jo reale të dhëna nga operatorët ekonomikë me qëllim maksimizimin e përfitimit çka në të njëjtën kohë mund të sjellë dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe kryerjen e shpenzimeve pa eficencë”…
Përpos paracaktimit të tenderave, vlerat e fryra të projekteve janë një prej drejtimit të hetimeve. Këto dyshime janë ngritur vazhdimisht edhe nga ekspertët e fushës ndër vite…
“Për mënyrën si kanë vepruar kompanitë që kanë përfituar nga tenderat e AKSHI, kanë qenë shumë amatore se si kanë operuar, mendoj se kanë pasur guxim të tepruar sepse nuk do të goditeshin sepse siç e the, ngriheshin kompani nga hiçi, me të njëjtin punonjësme të cilët kalonin fonde për shërbime të supozuara, e di që ka kompani që kanë faturuar 10 mln euro çokollata, aq do duhej të hanin gjithë shqiptarët çokollata..”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se biznesmeni Ermal Beqiri, ka arritur të fitojë tendera edhe përmes kompanive të lidhura me familjarë të tij. Konkretisht, procedura për “implementimin e infrastrukturës së desktopëve virtual për Autoritetin e Aviacionit Civil”, , u fitua nga subjekti “Communication Progress” për vlerën e rreth 1 milion eurove pa TVSH. Kompania në fjalë është në pronësi të bashkëjetuesit të motrës se Beqirit, shtetasit Gentian Likaj.
Dosja:
“Edhe në këtë procedurë vihet re futja e kriterit të pajisjes së punonjësve me “Certifikate Sigurie”, CSP, e cila është e pavend pasi të dhënat e prodhuara dhe komunikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk janë të klasifikuara”.
Në periudhën mes viteve 2019-janar 2026, kompania Soft & Solution e zotëruar nga biznesmeni Ermal Beqiri ka arkëtuar plot 2,1 miliardë lekë, nga thesari i shtetit ose rreth 22 milionë euro. Shumica e këtyre parave kanë ardhur nga fondet e tenderave të AKSHIT.
Nëse analizon periudhën e viteve 2023-2024, vihet re rritja e ndjeshme e xhiros së deklaruar, përkatësisht 12 dhe 18 milionë euro. Fitimi deklarohet rreth 16 milionë euro në dy vite të marra së bashku.
Por, këto fitime janë vetëm pjesa e dukshme. Siç zbulohet në dosjen e SPAK, biznesmeni ka fituar miliona euro përmes disa kompanive të tjera në rrjetin e tij. Në periudhën 2019-2026, kompania e kunatit të tij “Communication Progress” që përmendet edhe në dosjen hetimore, ka arkëtuar afërsisht 2 miliardë lekë ose rreth 21 milionë euro. Nëse analizojmë të plotë listën e gjatë të kompanive në pronësi dhe atyre të lidhura, përfitimet shkojnë në disa dhjetëra milionë euro…
“Vetëm një kompani, nga këto gjatë 5 viteve të fundit, e lidhur me këtë personazhin që ka qenë, është aktori kryesor i dosjes, ka marrë 50 mln euro pagesa nga thesari ku pjesa dërrmuese janë për shkak të tenderave të AKSHI, vetëm 1 kompani, por janë disa të lidhura”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.
Shkëlqimi, rënia dhe ringritja e Gerond Meçes në “tortën AKSHI”
Në pjesën e parë të dokumentarit, ne zbërthyem dosjen hetimore të SPAK për skandalet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas hetimeve rezulton se zyrtarët dhe biznesmenët e AKSHIT, në një hark kohor prej më pak se 1 viti kanë paracaktuar tendera me vlerë prej plot 57 milionë euro.
Por, historia nuk nis këtu. Nuk nis sot. Nuk nis me denoncimin e biznesmenit Gerond Meçe për marrjen peng të tij, me qëllim tërheqjen nga disa ankesa për tendera të humbur. Bosi i kompanisë ADVANCE BUSINESS SOLUTIONS ose ABS, nisi ofensivën e ankesave përgjatë vitit 2025, pasi e pa veten jashtë tenderave me shumë zero të AKSHIT.
Në fakt, dikur ai rezultonte biznesmeni numër 1 që kishte përfituar nga kjo Agjenci dhjetëra milionë euro. Këto janë të dhënat e nxjerra nga Open Data për transaksionet e thesarit në favor të subjektit ABS. Midis viteve 2019- Janar 2026, kompania e tij ka arkëtuar afro 3,8 miliardë lekë, ose thënë ndryshe, rreth 40 milionë euro në 595 transaksione. Nëse analizon me kujdes, bie në sy fakti se në dy vitet e fundit, 2024-2025, arkëtimet e tij kanë rënë ndjeshëm në raport me vitet parardhëse. Për të dyja vitet bashkë Gerond Meçe arkëton rreth 800 milionë lekë, ose afro 8 milionë euro. Këtu, nis edhe strategjia e tij e re me ankesa të shumta dhe ankimime të procedurave që fitoheshin nga biznesmeni Ermal Beqiri i kthyer në kundërshtar, apo subjekte të tjera.
‘Këta operatorë ndoshta që mund kenë operuar me tenderimet janë aq të pakët sa mund numërohen me gishtat e njërës dorë, dhe morën monopol në vetvete, kur cënohet mes njëri-tjetrit krijohen dy hemisfera të dala nga një dhe vjen një moment që ato fërkohen mes tyre, kanë një luftë mes tyre’ u shpreh avokati, Bledar Meminaj
Por, i njëjti biznesmen, që del si viktimë në përplasjen për tenderat, Gerond Meçe, vetë rezulton fitues në procedura të shumta të klasifikuara me flamur të kuq. Pra, një tregus i qartë i dyshimeve për korrupsion dhe paracaktim të garave. Mbi të gjitha, një standard i dyfishtë sipas interesit personal.
These are some of the suspicious procedures where Gerond Meçe's ABS company was declared the winner. As it turns out, the tenders are classified with a red flag for the disqualification of all other companies and the rejection of the lowest bids.
'There are several reasons why a tender can be announced with a red flag, limited number of participants, high percentage of the fund limit of complaints that are made, connections between companies, but they are certainly indications that make you investigate this procedure further..' said Emirjon Senja, journalist
The tens of millions of euros in profits from businessman Gerond Meçe are a clear indication that the history of AKSHIT has no victims, but there are conflicting interests. After discovering the tens of millions of euros in profits from Gerond Meçe, we will now focus on a detailed investigation into the pursuit of money...