In Albania, the activity of the construction sector has been continuously accompanied by criticism regarding the surfaces built without permission and issues of informality.
A recent government decision aimed at curbing illegal construction for profit has been followed by many debates. According to opposition representatives and some experts, this decision contradicts an entire legal framework. Experts in the field say that many officials favor construction companies to the detriment of the law.
In Albania, the construction sector is among the main ones in the country's economy, with an impact of about 9% on the Gross Domestic Product. Over the years, his activity has been accompanied by criticism for high informality and the circulation of dubious financial capital.
Experts in the field say that clientelistic interests are intertwined in this sector, behind which are officials who favor construction companies to the detriment of the law. At the beginning of September of this year, the government approved a decision, which, as it says, aims to curb unauthorized constructions for the purpose of profit.
The decision is based on the changes made in 2020 to the Law on Planning and Development of the Territory, which in turn provides for partial confiscation when the area built without permission is over 2% of the construction on the land and full confiscation when this area is over 10%.
This decision, which has provoked many debates, also determines the procedures for confiscation in the public interest of buildings built without permission, but for the purpose of profit. While the law defines confiscation as a measure, the decision includes the entry into financial relations of the authorities with those who have violated the permit, giving the opportunity to the builders to pre-purchase at the market price, the surfaces built without a permit.
Experts in the legal field say that this act of the government contradicts the Criminal Code, as well as the Law on Planning and Development of the Territory itself.
“Ky vendim bie ndesh me vetë ligjin bazë “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, ku në nenin 52 ,që eshtë dhe referencë e vendimit, parashikohen sipërmarrje të tjera të autoriteteve shtetërore dhe publike, përsa i takon kundravajtjeve të karakterit administrativ. Nga ana tjetër Kodi Penal, që prevalon mbi çdo akt tjetër ligjor, e trajton çdo ndërtim pa leje vepër penale, dhe subjekti që ndërton pa leje duhet të përgjigjet për ndërtim të paligjshëm, që duhet konfiskuar sipas Kodit të Procedurës Penale. Pra, po ta shohësh vendimin, ai bie ndesh me gjithë kuadrin ligjor që është bërë pas miratimit të kushtetutës në vitin 98”– tha për Zërin e Amerikës Sokol Hazizaj, jurist.
Edhe përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar vendimin e qeverisë. Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi i tha Zërit të Amerikës, se ndërsa qytetarë të zakonshëm janë dënuar me burg edhe për një dritare, një mur rrethues, apo çati, ky akt ligjor nuk i ndëshkon, por i merr në mbrojtje dhe i legalizon ndërtimet e paligjshme në godinat shumëkatëshe.
Për këto arsye 28 deputetë të opozitës i kanë kërkuar Gjykatën Kushtetuese, shfuqizimin e tij.
“VKM shkel barazinë para ligjit. Kur një qytetar i thjeshtë ndëshkohet më burg për një avlli, i njëjti standard duhet të zbatohet dhe ndaj ndërtuesve të sipërfaqeve pa leje në godina shumëkatëshe. Nga ana tjetër vetë Ligji për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit ka dhënë një proçedurë ezauruese, se si veprohet në raste të tilla. Çdo ndërtim i paligjshëm konfiskohet dhe kalon në pronësi të shtetit, dhe si çdo pasuri e shtetit, nëse duhet të shitet bëhet ankand. Qeveria e ka shmangur këtë dhe u jep mundësi ndërtuesve, ta legalizojnë kundrejt një tarife. Pra në pikpamjen ligjore VKM bie ndesh me kushtetutën, Kodin Penal dhe me Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”– u shpreh për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi.
Juristi Sokol Hazizaj veçon dhe një tjetër aspekt në vendimin e Këshillit të Ministrave, kur ndërtuesit i ofrohet parablerja e sipërfaqes së paligjshme. Në mënyrë të papreçedentë ky moment, sipas tij e vendos qeverinë në kuadrin e subjektit që bën biznes.
“Më thoni cili legjislacion europian e vendos shtetin në subjektin e biznesit? Vendimi i Këshillit të Ministrave e detyron ministrinë përkatëse, ende pa emër, të hyjë në marrëdhënie biznesi më prishësin e ligjit. Në themel ky format pengon organin e hetimit të vazhdojë proçesin për gjetjen e subjektit fajtor në raport më ligjin siç është kodi penal, dhe nga tjetër vetë Këshilli i Ministrave merr përsipër të bëjë biznes në kurriz të publikut”– vijoi juristi Sokol Hazizi.
Në lidhje me këto kritika Zëri i Amerikës ju drejtua Agjensisë për Media dhe Informim pranë kryeministrit.
Në përgjigjen me shkrim thuhet se “VKM në fjalë synon të rregullojë situatën e ndërtimeve pa leje dhe se ai respekton Kushtetutën dhe Kodin penal”.
Pas miratimit të VKM lidhur me konfiskimet për interes publik, të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi, zyrtarë të lartë të paktën në 4 raste i bënë publike konfiskimet e sipërfaqeve pa leje, në godina shumëkatëshe në Tiranë, që lidhen me ndërtuesit Pëllumb Salillari, Armand Lilo, Julian Morina dhe Arben Maloku.
Gazetarja Klodiana Lala i tha Zërit të Amerikës se institucionet nuk e kanë kryer si duhet detyrën.
“Reagimi institucional ka qenë i vonuar. Cilët janë përgjegjësit, si janë lejuar këto sipërfaqe pa leje për qëllim fitimi, nga ana e inspektoriateve ndërtimore dhe institucionet përgjegjëse që kontrollojnë zbatimin e lejeve të ndërtimit. Kjo duket e qëllimtë dhe e mirëmenduar, për t’u legalizuar këtyre ndërtuesve pasuritë në të ardhmen”– u shpreh për Zërin e Amerikës gazetarja Klodiana Lala.
Në disa dalje publike kryeministri Rama, i ka kundërshtuar akuzat ndaj qeverisë për konfiskimet e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi. Askush nuk shpëton nga ndjekja penale dhe gjoba me këtë vendim, ka thënë Z. Rama. Ai ngarkon me përgjegjesi për situatën e ndërtimeve pa leje, edhe drejtësinë që nuk ka vepruar, madje akuzon perfaqësues të saj se kanë marrë rryshfet për këtë qëllim.
“Atyre që thonë se vetë i keni zgjedhur, po ju them se nuk i kemi vënë ne. Shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve janë ende në rradhë, për të hyrë në fshesën e vetingut dhe janë ata që bëjnë gjëra të tilla”- u shpreh Kryeminisri Edi Rama në një reagim pulik në shtator të këtij viti.
Agjensia për Media dhe Informim pranë kryeministrit, i tha Zërit të Amerikës, se të gjitha rastet e evidentuara të ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, janë kallëzuar nga institucionet përgjegjëse.
Prokuroria e Tiranës i tha Zërit të Amerikës se për të paktën 4 rastet e bëra publike nga autoritetet ajo ka nisur hetimet.
Sipas dokumentacionit të parë nga Zëri i Amerikës, për godinën shumëkatëshe në qendër të Tiranës, që njihet si “Syri i Tiranës”, procedimi penal është regjistruar në muajin korrik, pas kallëzimit të IKMT-së. Ndërsa për 3 rastet e tjera, nisja e hetimeve përkon me periudhën pas vendimit të qeverisë. Në dy raste pas publikimeve në media dhe në rastin e tretë pas denoncimeve në Komisariatin dixhital.
Zëri i Amerikës kërkoi informacion dhe nga institucionet e tjera. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë nuk u përgjigj, ndërsa Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit tha se që nga fillimi i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, ka kallëzuar penalisht vetëm dy raste, për ndërtim pa leje në Prokurorinë e Tiranës.
Kjo e fundit bëri të ditur se ka 960 proçedime penale, për ndërtime të paligjshme prej të cilave 36 ose 3.7 % e totalit, i përkasin atyre për qëllim fitimi. Edhe Policia e Tiranës tha se janë evidentuar mbi 880 vepra penale në këtë fushë, pasuar me 18 të arrestuar, dhe mbi 20 persona në kërkim.
Agjencia për Media dhe Informim shpjegoi gjithashtu, se që prej miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave në fillim të shtatorit të këtij viti, nga IKMT janë konstatuar 25 ndërtime të paligjshme në disa qytete të mëdha të vendit. Janë konfiskuar 8, 6 prej të cilave plotësisht, pasi ishin në kushtet kur sipërfaqja e ndërtuar pa leje tejkalonte 10% të sipërfaqes totale të ndërtimit.
Por përfaqëues të opozitës thonë se gjatë këtyre viteve ligji ka qenë i ashpër për qytetarët e thjeshtë, dhe se në 5 vitet e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë mbi 3300 qytetarë janë ndëshkuar me burg, për ndërtim pa leje, ndërkohë sipas tij shkelësit e ligjit në ndërtimin e objekteve shumëkatëshe për qëllime fitimi janë favorizuar.
Një prej rasteve që veçon deputeti demokrat Gazmend Bardhi është ai i kullës më të lartë në vend, që po ndërtohet nga shoqëria “Kastrati Construction”, në qendër të Tiranës.
Sipas tij ky rast, me disa kate shtesë përtej lejes fillestare, përfaqëson një favorizim të hapur nga qeveria. Më 13 qershor të këtij viti, Bashkia e Tiranës refuzoi rishikimin e kushteve të lejes dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit me argumentin se binte ndesh me një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton se ndryshimet nuk duhet të tejkalojnë masën 2 përqind të sipërfaqes ndërtimore. Dy javë më pas qeveria miratoi një tjetër vendim ku shmangej kriteri ndalues i 2 përqindëshit.
“ Edhe në këtë rast qeveria, në vend që të zbatonte ligjin ndaj këtij ndërtuesi që kishte shtuar kate pa leje ndërtmi, hoqi kriterin sipas të cilit nuk mund të jepet leje zhvillimi dhe ndërtimi nëse volumi I shtesës është mbi 2% të sipërfaqes ndërtimore”- tha deputeti demokrat Gazmend Bardhi.
E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi arsyet e ndryshimit të vendimit të qeverisë, Agjencia për Media dhe Informim nuk u përgjigj.
Zëri i Amerikës po ashtu nuk mori përgjigje as nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe as nga Bashkia e Tiranës, kur i pyeti nëse kanë miratuar leje zhvillimi dhe ndërtimi për shoqërinë “Kastrati Construction”, në lidhje me shtesën e kryer gjatë punimeve në objektin Godinë polifunksionale DTA (Downtown Albania), në Tiranë.
Vetë shoqëria, pas interesimit të Zërit të Amerikës, sqaroi se ka marrë në qershor të vitit të kaluar, një leje të re zhvillimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Kjo leje përfshin shtesat në ndërtim, përtej projektit fillestar.
Por ballafaqimi i dokumentave nxjerr në pah faktin se vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit për rishikimin e lejes, më shumë se një vit më parë, bie ndesh me vendimin e qeverisë për rregulloren e zhvillimit të territorit të vitit 2015, të cituar nga vetë Këshilli, që ndalon një akt të tillë kur shtesa tejkalon 2% të volumit të projektit të miratuar.
Po ashtu akti i KKT-së, është në kundërshtim dhe me vetë ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit. Ky vendim, pengoi dhe Bashkinë e Tiranës të miratonte lejen e ndërtimit të kërkuar nga subjekti në fjalë në prill të këtij viti, për shtesën në punime.
Occurring in the conditions of a legal conflict caused by itself, the government changed the decision of 2015 and removed the limiting criterion of 2%, apparently, to pave the way for the Municipality of Tirana to approve the construction permit, for the change of the project, for the company in question, in the specific case or for other companies if they are in the same situation.
But the Municipality of Tirana seems to be unable, as long as the National Council of the Territory refers to the old decision of the government.
While it says that it is waiting for the Municipality, regarding the accusations of the democratic deputy, the company "Kastrati Group" stated that it is "guided by the laws and rules, in force, and does not prefer to become part of political debates"./VOA