
Janë emëruar dy drejtuesit e rinj të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës në Korçë.
Në postin e drejtorit të burgut është emëruar Lorent Nako, ku një është një rikthim për të, kur u shkarkua në shkurt të vitit 2024 nga ky post për t’ia lënë vendin Fatjon Fashos.
Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.
Lorent Nako dhe Artan Koçibelli do të zëvendësojnë në këto poste Fatjon Fashon dhe Sokol Kaçolin, të cilët u shkakruan nga detyra dhe u vunë nën hetim pas skandalit që përfshinte bandën e Laert Haxhiut.
E gjithë banda e Lushnjës, më konkretisht Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshit, qëndronin në një sektor të vetëm në burgun e Drenovës dhe për më tepër me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.
Transferimi i Laert Haxhiut dhe dy anëtarëve të bandës në Burgun e Drenovës është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërsa akomodimin e të dënuarve nëpër dhoma dhe sektorë të ndryshëm, e ka koopetencë direkte Drejtori i burgut.
Nga një kontroll i ushtruar nga “Burgjet” në qelitë e tyre u gjetën 4 telefonë të markave Iphone dhe Samsung, karikues dhe kufje me “bluetooth”.
Gjithashtu, në raport theksohej se në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës futeshin edhe femra për llogari dhe shërbim të Laert Haxhiut.
Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për masakrën e Lushnjës të regjistruar në vitin 2017, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.
Për të njëjtin atentat janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.
Gjithashtu, Laert Haxhiu po gjykohet nga SPAK dhe GJKKO dhe në lidhje me dëshmitë e bashkëpuntorit të drejtëise Artan Tafani ku e implikon Haxhiun ne disa vrasje dhe krime të tjera.
Pas dëshmive të Artan (Marjus) Tafanit, Laert Haxhiu akuzohet si autor i vrasjeve të:
Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.