Aksident i rëndë tek “5 Maji” në Tiranë/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

2023-03-06 22:01:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë tek “5 Maji” në Tiranë/
Aksident i rëndë tek “5 Maji” në Tiranë

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti Volkswagen i ka prerë rrugën mjetit Mercedes dhe për pasojë janë plagosur 4 persona, një prej tyre në gjendje më të rëndë.

Deri tani nuk dihet mosha apo identiteti i personave të lënduar, të cilët ndodhen në spital.

Sipas policisë, aksidenti është pa pasoja fatale për jetën, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shkak dyshohet mos respektimi i sinjalistikës në kryqëzim dhe shpejtësia tej normave të lejuara



Video