Zjarr në një banesë në Shkodër, vdes i moshuari i paralizuar, shpëton gruaja e tij

3 February 2022, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr në një banesë në Shkodër, vdes i moshuari i

Një banesë në lagjen “Xhabie” në Shkodër është përfshirët nga flakët mesditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se një i moshuar rreth 74-vjeç që ndodhej në banesë në momentin e rënies së flakëve ka ndërruar jetë.

Ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i paralizuar. Ndërkohë e shoqja është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për shkak të afiksisë që ka pësuar.

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa ende nuk bëhet i ditur shkaku që ka sjellë rënien e flakëve.

 


Video