Marrëveshja/ Shqipëri-Greqi me pikë të përbashkët policore në Kakavijë

3 February 2022, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Marrëveshja/ Shqipëri-Greqi me pikë të përbashkët

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar marrëveshjen me Greqinë që do të çohet për miratim.

Ministri u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët, për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike.

Çuçi tha se në qendër do shërbejnë policë e doganierë grekë e shqiptarë që do shkëmbejnë informacione për parandalimin e krimit, kryesisht atë kufitar.

 


Video