Tentoi të vriste pronarin e hotelit/ Kush është ‘Vinz’, pjesëtar i bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ në Londër

3 February 2022, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të vriste pronarin e hotelit/ Kush është
Ervin Selita, Hellbanianz

Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘VINZ’ është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli. I riu është një person i njohur në Shqipëri dhe në Londër. Ai është pjestar i grupit të njohur ‘Hellbanianz‘, grup që ka qënë në fokus të mediave londineze si të rrezikshëm.

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tentojnë të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur  jetën e tyre super luksoze”, shkruante Dali Mail në artikull.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, 'Vinz' ka publikuar edhe këngën e tij të fundit, me tekst të dhunshëm, e duke ekspozuar luksin.

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e Hellbanianz nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

Tentoi të vriste pronarin e hotelit/ Kush është

Tentoi të vriste pronarin e hotelit/ Kush është



Video