Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aksidenti i rëndë në Librazhd, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 2 anëtarë nga e njëjta familje, duket se shkaktar i kësaj tragjedie ka qenë rënia e gurëve në rrugë.
Aksi Elbasan-Librazhd është problematic për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve dhe rasti I tillë ishte dita e djesshme që u mori jetën 3 personave.
Për shkak të rënies së gurësve edhe barrierat mbrojtëse të rrugës janë dëmtuar, megjithatë pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertizat dhe hetimet të kryera në vendin e ngjarjes.