"Kishte lëndime pas koke", gjendet i vdekur një tjetër shqiptar në Belgjikë

3 February 2022, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kishte lëndime pas koke", gjendet i vdekur një tjetër

Klodian Turja është shqiptari i cili është gjendur i vdekur në Belgjikë. Mediat vendase shkruajnë se 39-vjeçari shqiptar është gjetur pa shenja jete.

Trupi i shqiptarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër  të qytetit Roeselare.

Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.


Video