Zbardhet identiteti / Kush është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Greqi (FOTO)

12 August 2023, 20:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet identiteti / Kush është shqiptari që u ekzekutua me
Foto ilustruese: Policia greke



Mësohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me një plumb në kokë në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Zaka nga Lushnja.

Zaka u gjet i pajetë ditën e sotme në oborrin e banesës në Salamis, nga një mik i tij i cili njoftoi policinë.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa policia greke thotë se po punon për identifikimin e autorit.

51-vjeçari Zaka kishte rreth 15 vite që jetonte në Greqi dhe nuk rezolton të ketë qenë person me precedentë penalë.

Zbardhet identiteti / Kush është shqiptari që u ekzekutua me
Viktima, Aleksandër Zaka, 51-vjeç

Video