Alarm për bombë, evakuohet Kula Eiffel në Paris

12 August 2023, 15:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm për bombë, evakuohet Kula Eiffel në Paris
Kulla Eiffel


Qindra turistë janë evakuar nga Kulla Eiffel në Paris këtë të shtunë pas një alarmi për bombë.

Sipas "Le Parisien" forcat e policisë kanë evakuar tre katet e monumentit, restorantin si dhe zonën përreth kullës.

Një kërcënim për bombë është bërë shkak i alarmit, por autoritet thonë se deri tani nuk ka rrezik të dukshëm. Megjithatë, ekipet anti-eksploziv po kontrollojnë të gjithë perimetrin e zonës.

Kompania e Operimit të Monumentit tha se policia ka kërkuar të kryejë kontrolle, si masë sigurie paraprake.


Video