Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë ku një i ri ka vrarë tre persona dhe plagosur disa të tjerë.
Mediat raportojnë se e gjithë skena makabre ka është transmetuar "live" në instagram nga vetë autori i ngjarjes.
Autori është bodybuilderi Nermin Sulejmanoviç, i cili ka ekzekutuar fillimisht gruan e tij. Më pas ai është shfaqur sërish live në një vendndodhje tjetër ku ka vrarë edhe dy persona e ka plagosur me armë zjarri disa të tjerë.
Siç raportohet, ai ka kthyer armën nga vetja dhe e ka shkrepur duke i dhënë fund edhe jetës së tij, teksa është gjetur i rrethuar nga policia.