Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi vrarë 45 mercenarë europianë nga goditja me raketë në Ukrainë (VIDEO)

11 August 2023, 19:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria ruse e Mbrojtjes: Kemi vrarë 45 mercenarë europianë nga
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën në Ukrainë


Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se 45 mercenarë nga Europa janë vrarë gjatë një sulmi me raketë në një ndërtesë në Zaporozhye.

"Kemi lajme të mira. Rezidenca e përkohëshme e mercenarëve në Zaporozhye u godit", tha ministria ruse, ndërsa në rrjetet sociale është postuar edhe video e momentit kur raketa godet ndërtesën.

Sipas mediave ruse, 45 mercenarë europianë dhe nga Amerika Latine kanë mbetur të vrarë si dhe 70 të huaj të tjerë janë plagosur.

Sakaq, Ukraina pretendon se raketa ka rënë pranë një kopështi për fëmijë, duke shkaktuar vdekjen e disa civilëve, mes tyre edhe dy muzikantë.


Video