Dy persona janë gjetur të pajetë në një distancë kohore prej 8 minutash nga njëri-tjetri në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, duke shtuar se personat janë të moshës së madhe.
Ngjarjet nuk duket të kenë lidhje, dhe mendohet të jenë vdekje natyrale. Megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa trupat e pajetë janë dërgar për ekzaminim në morg.
“Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.
“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës.