Jeff Bezos jep 100 milionë dollarë për rimëkëmbjen e Mauit nga zjarret

12 August 2023, 17:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeff Bezos jep 100 milionë dollarë për rimëkëmbjen e
Dëmet nga zjarret në Maui


Multimiliarderi amerikan Jeff Bezos dhe e fejuara e tij kanë vendosur të dhurojnë një shumë të madhe parash për rimëkëmbjen e Mauit pas zjarreve shkatërrimtare.

Lajmin e ka bërë me dije e fejuara e Bezos, Lauren Sanchez përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se çifti ka vendosur të dhurojë 100 milionë dollarë.

"Jeff dhe unë jemi të trishtuar nga ajo që po ndodh në Maui. Po mendojmë për familjet që kanë humbur aq shumë dhe komunitetet që kanë shkatërruar", shkruan ajo.

"Jeff dhe unë po krijojmë një fond për Mauin dhe po dhurojmë 100 milion dollarë për të ndihmuar Mauin të ngrihet në këmbë.
Zjarret e mëdha kanë shkatërruar mijëra shtëpi në Maui duke shkaktuar të paktën 80 viktima. Flakët konsiderohen si më shkatërrimtaret në historinë e vendit.


Video