Nisin SANKSIONET ndaj SERBISË, Estonia hedh hapin e para: Nga 1 shtatori bllokohen pagesat bankare

12 August 2023, 17:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nisin SANKSIONET ndaj SERBISË, Estonia hedh hapin e para: Nga 1 shtatori
Foto ilustruese: Flamuri serb dhe ai i BE-së


Nga 1 shtatori, banka estoneze LHV pritet të vendosë një limit në pagesat me Serbinë dhe katër vende të tjera. Lajmin e ka bërë me dije Nikola Luniç, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike në Beograd.

Ai ka shkruar në "Twitter" se Estonia është shteti i parë që vendos sanksione ndaj Serbisë.

“Banka e tyre LHV ka futur një kufizim të transaksionit të pagesave që aktualisht vlen për 5 vende, përfshirë Serbinë. Arsyeja është “situata e vështirë ndërkombëtare e shkaktuar nga agresioni i Rusisë. Duhet theksuar se Estonia është anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s”, shkruan ai në Twitter.

Luniç shtoi gjithashtu një lidhje në faqen e kësaj banke dhe një tekst me titull: “Kufizime të reja në pagesat për/nga Armenia, Serbia, Uzbekistani, Kirgistani dhe Kazakistani”.

“Në lidhje me situatën e vështirë ndërkombëtare të shkaktuar nga agresioni i Rusisë, nga 1 shtatori 2023, asnjë pagesë nuk mund të bëhet apo të merret nga bankat e Armenisë, Serbisë, Uzbekistanit, Kirgistanit dhe Kazakistanit”, thuhet në tekst.
Siç sqarohet, kufizimi vlen për të gjitha monedhat, si dhe për të gjitha degët e bankave që mund të regjistrohen ose të operojnë jashtë vendeve të përmendura.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që të gjitha pagesat e bëra deri dhe duke përfshirë 31 gusht 2023 të arrijnë te marrësit. Të gjitha pagesat e bëra pas 1 shtatorit 2023 do t’i kthehen paguesit. Në raste të jashtëzakonshme, ne mund të marrim pagesa nga vendet e specifikuara nëse marrësi i pagesës na ka informuar për interesin e tij legjitim (p.sh. interesat kombëtare të Estonisë, arsyet sociale, etj)”, thuhet në njoftim.


Video