Mbi 5 shpërthime të fuqishme dëmtojnë rëndë urën që lidh Krimenë me Rusinë (FOTO-VIDEO)

12 August 2023, 17:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbi 5 shpërthime të fuqishme dëmtojnë rëndë
Ura Kerch e dëmtuar nga sulmet ukrainase

Ura e Kerch-it që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë është sulmuar ditën e sotme nga një seri shpërthimesh me raketa nga ushtria e Ukrainës.

Nga pamjet e përhapura në rrjetet sociale, dallohen mbi pesë shpërthime në gjatësi të ndryshme si dhe shtullunga të mëdha tymi e pluhuri që ngrihen nga ura.

Momentalisht raportohet se kalimi në urë është bllokuar, por nuk dihet ende sa i madh është dëmi i shkaktuar.

Kjo urë për automjetet dhe një hekurudhë e ndërtuar nga Rusia krah saj, shërbejnë si një rrugë e rëndësishme kalimi për ushtrinë ruse që ka nën pushtim një pjesë të madhe të territoreve ukrainase.

Kjo është e disata herë që ura Kerch vihet nën sulme nga ushtria ukrainase.


Video