Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Martin Pergjini, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Qafë Qelë të Pukës.
Sipas policisë në orën 18:00 të pasdites së djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore Pjetër Kola, 44-vjeç i cili ishte plagosur me armë zjarri.
Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.
“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në deklaratën e policisë.