Vlorë/ Gjendet i pajetë në anë të rrugës një person, dyshimet e policisë

27 September 2022, 18:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlorë/ Gjendet i pajetë në anë të rrugës një
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë në anë të rrugës Dukat-Fushë në Vlorë.

“Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat”, njoftoi policia.

Uniformat blu dyshojnë paraprakisht për një ngjarje aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q.H.


Video