“Zgjedhje të arta” në kohë krize, përdorimi i teknologjisë katërfishon kostot, sa mln euro kërkon KQZ

27 Shtator 2022, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Qeveria ende nuk i është përgjigjur shkresës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë një buxhet prej 37 milionë eurosh, me qëllim që votimi elektronik të shtrihet në 8 bashki të vendit.

Ambicia për zgjerimin e kësaj praktike, vihet në pikëpyetje nga kriza e përgjithshme financiare, e cila imponon që paratë të përdoren në sektorët më emergjentë.

Nga ana e Partisë Socialiste vjen sinjali i parë për të frenuar planet e Ilirjan Celibashit. Zgjedhjet e vitit 2019, ku nuk përdorej identifikimi biometrik e as votimi elektronik kushtonin vetëm 8 milionë euro, ndërsa për pranverën e ardhshme, KQZ kërkon shumë më shumë, 37 milionë euro, raporton Abc.

Pavarësisht të gjithave, disa shpenzime nuk mund të shmangen. Kuvendi votoi një dokument që e lejon KQZ-në, të punësojë përkohësisht 352 persona. Sipas zëdhënëses së KQZ-së, vetëm ky staf part time do të kushtojë rreth 1 mln euro. Një pjesë e stafit do të punojë vetëm 1 muaj, ndërsa shumë prej tyre 6-8 muaj.

Video