U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

27 Shtator 2022, 22:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spitali i Shkodrës

Pjetër Kola, 44-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Pukë, ka ndërruar jetë në sallë të operacionit.

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia në një informacion paraprak për mediat

Video