Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Vau i Dejës - Pukë. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur 44-vjeçari Pjetër Kola.
Fillimisht ai është paraqitur në qendrën shqëndetësore të Laçit të Vau Dejësit dhe mjeku atje në pamundësi për ti dhënë ndihmën mjekësore e ka sjellë në Shkodër ku ndodhet në sallën e operacionit.
Mësohet se Pjetër Kola ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa burime bëjnë me dije se ai është dërguar në qendrën shëndetësore nga dy personat, të cilët e kanë lënë aty dhe janë larguar më pas.
Burime policore bëjnë me dije se Pjetër Kola është qëlluar nga personat të paidentifikuar në momentin kur po ecte me makinë në drejtim të Pukës.